Përfshirja e Vetëvendosjes në zgjedhjet e 25 prillit ka hapur një shteg të ri politik në panoramën e betejës elektorale. Përveç tre grupeve kryesore: PS, PD e LSI, si dhe partive të reja të opozitës të Patozit, Topallit, Murrizit e Hajdarit, në lojë ka hyrë një element i ri.
I cili më shumë është prezent me misterin e mos prezencën sesa me praninë e saj. Vetëvendosja shpalli se do të garojë me deputetë në Tiranë dhe Lezhë, që duket më shumë një eksperiment, por që i tillë nuk është tamam.
Kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi, tha se partia e tij mund të garojë së bashku me listat e Vetëvendosjes. E kjo duket si një lëvizje e re në konstelacionin politik të 25 prillit, por edhe pas saj. Në një grumbull lëvizjesh marramendëse që pritet të ndërmerren nga sot deri në zgjedhje, çdo manovër shërben si pjesë e betejës ‘hidh e prit’ nga palët.
Dhe pikërisht një nga lëvizjet që pritet të krijojnë efekt janë natyrisht jehona që pritet të japin në Shqipëri zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë. Zgjedhje që sipas gjasave do të kenë fitues Albin Kurtin dhe Vetëvendosjen.
E pikërisht ky efekt i jehonës së 14 shkurtit të Kosovës, duket se kërkon të përdoret nga opozita shqiptare për të arritur synimin e saj; ndalimin e fitores së Edi Ramës. Mirëpo kjo lëvizje do të sjellë një lineim të hapur të Vetëvendosjes në zgjedhjet shqiptare. Kurti, si një gjeneratë e re, mund të sjellë një efekt për të bërë edhe në Shqipëri një efekt të tillë pak a shumë.
Por realisht, një lineim (rreshtim) i Kurtit me pjesë jo të reja, madje të vjetër të gjeneratës politike si LSI-ja, PD-ja apo edhe PDIU-ja e Shpëtim Idrizit, mund të prodhojnë një efekt të ndryshëm.
Gjithsesi, Vetëvendosje ka vendosur të jetë e kujdesshme, në fillim të hyjë nga pak në territorin krejt të ndryshëm të politikës shqiptare, e në këtë rast ka zgjedhur të mos ekspozohet shumë. Përfaqësuesit e tyre në Tiranë nuk flasin për planet e tyre, aleatët financuesit, por duket se ka një tangenciale të qartë me opozitën e Lulzim Bashës dhe Ilir Metës.
Kjo natyrisht mund të sjellë më tension e përplasje faktorësh, por natyrisht edhe viktimizim që prodhohet nga kjo përplasje. Ku natyrisht Vetëvendosje nuk do mund të hyjë më si një gjeneratë e re, por si një segment që thjeshtë ka zgjedhur një palë si aleat’ opozitën e Metës e Idrizit…A do të prodhonte një efekt të ngjashëm sikur të mos kishte zgjedhur një aleat të tillë?
Në Maqedoninë e Veriut, Albin Kurti e provoi që të dalë hapur pro një palë, për Aleancën e Zijadin Selës, madje e tha edhe publikisht. Por shqiptarët e atyre trevave nuk ja dëgjuan fjalën dhe votuan sërish për Ali Ahmetin.
E kjo mund të sillte një tjetër dëm jo thjesht për Vetëvendosjen, por për shpresat për një mundësi që të hyjë në konstelacion një gjeneratë e re politike…/ Gazeta"Shqip"