Sali Berisha, djali i tij Shkëlzeni dhe e bija Argita me bashkëshortin Jamarber Malltezi

Misteri i vilës ku pushon Sali Berisha në Gjirin e Lalëzit, familja Malltezi e ka deklaruar 5.6 milionë lekë, pasuritë e tjera ndër vite  

8 Prill 2020, 18:43| Përditesimi: 8 Prill 2020, 18:52

  • Share

Ish-kryeministri Sali Berisha është një prej banorëve më të famshëm të 'bllokut politik' në Gjirin e Lalzit. Vila ku pushon Berisha është pikë reference e fshatit turistik të pasanikëve të politikës shqiptare, për rrjedhojë herë pas herë objekt i raportimeve të ndryshme mediatke.

Berisha ka deklaruar se vila nuk është tij, por e familjes Malltezi, pra e së bijës Argita dhe e bashkëshortit të saj, Jamarbri. Megjithatë, kjo pasuri është rrethuar me një mjegull misteri, paradoksesh dhe pikëpyetjesh. Sali Berisha ortikon çdo ditë, përmes fabrikës së tij dixhitale, me dhjetëra akuza ndaj kundërshtarëve të tij politik, por nuk ka sqaruar kurrë në mënyrë shteruese dyshimet rreth vilës ku kalon çdo vit pushimet.

-Së pari Argita dhe Jamarbri e kanë deklaruar vilën në vlerën 5.6 milionë lekë. Sot një vilë në 'bllokun politik' të Gjirit të Lalzit kushton 50-100 herë më shtrenjtë. Sa është vlera reale e vilës ku pushon Sali Berisha?

-Së dyti, në vitin 2013, Argita dhe Jamabri kanë deklaruar shpenzimin e 45 mijë eurove, për një shtesë të pjesshme dhe rikonstruksionin e vilës. Shuma e shpenzuar është gati sa vlera e vilës së deklaruar në fillim. Në ç’bazë ligjore e kanë bërë shtesën kur vilat në fshatin turistik janë bërë sipas një plani? Sa është sot vlera e vilës bashkë me shtesat? A kanë bërë rivlerësim pasurie?

-Së treti në deklaratat e pasurisë, Argita Malltezi ka deklaruar se posedon një gjysmë vile. Në disa deklarata, Berisha ka deklaruar se gjysma e vilës i përket kunatit të Jamarbrit. Si e kanë rikostruktuar vilën Argita dhe Jamarbri, kur kanë deklaruar se posedojnë gjysmën e saj?

-Së katërti, kur deklaruan gjysmën e vilës, Argita ka deklaruar edhe apartament 77 m2 në Tiranë, apartament 95 m2 dhe garazh, i blerë duke e shkëmbyer me një apartament tjetër dhe 14 mijë dollarë, shtesa anësore e pallatit, 60 m2, apartament plus parking 188 m2, vlera 125 mijë USD, apartament 141 m2 100 mijë USD, dyqan 33 m2 26 mijë euro, 3 mijë metra tokë, apartament 120 m2 150 mijë euro, apartament 200 m2 100 mijë euro etj. Me çfarë të ardhurash i ka blerë familja Malltezi gjysmën e vilës dhe këto pasuritë e tjera?

Më vonë, pas vitit 2009, Argita ka deklaruar apartament 195 m2 Rr, M. Matohiti 200 mijë euro, apartament 50 m2 në Gjirin gjysmë përgjysmë me Jamarbrin, apartament me vlerë 179 mijë euro me sipërfaqe 128.3 m2 pjesë e regjimit martesor, parking 26 370 euro pjesë e regjimit martesor.

Në deklaratën e fundit të pasurisë së vitit 2018, Argita ka deklaruar 28 829 euro të ardhura vjetore vetëm nga dhënia me qira e pasurive të paluajtshme.

Komento

Komente

  • Iris: 09/04/2020 01:16

    Pra BLLOKU KOMUNIST ne 30 vjet u zevendesua me BLLOKUN E LALZIT! Te dy blloqet duhen perfshire ne hartat e guidat turistike.

    Përgjigju
  • Populli: 08/04/2020 21:04

    RA familja enverin nuk bika maloku vicidolit nga froniZz me rralle eshte kjo pune..

    Përgjigju
  • Jamarber malltezi: 08/04/2020 20:45

    Ahahahahahaha .... sa te jete populli dele, ne mund te bejme cfare te duam ... ahahahahahahahaha

    Përgjigju
  • Ku Jane ata me barkun boshe ,,qe Ju shkon nga mbrapa ketyre miliardereve...: 08/04/2020 20:43

    Hamon merakun e kemi jo tek keta Miliarderet,,,por teke ata Simpatizantet e ketyre ,,qe e Kane barkun boshe dhe shkoje si dele mbrapa ketyre.. Dhe ne mbremje sjane ne gjendje nje dhurate ,tja dhurojne Prinderve te tyre ...Vazhdoni,,ketyre mos Ju ndaje,,, Familien e juaja ,,mund te rine ne jete pa buke ..Vetem Juve Si Herojne dilni sa here tju therasin keta Miliarderet .

    Përgjigju
    • Per te qeshur e per te Qar: 09/04/2020 01:36

      100000% ke te drejte me ato qe shkruan!!!! Te varfer ne mendje. Skllav ne jet, skllav ne pune, skllav ne fe, dhe skllav te partia.

  • edi: 08/04/2020 20:41

    Berisha dihet se ka mbuluar me emra dhe shtigje te tjere Por me cudit gjithmone kur flasin per Berishen qe eshte shume e drejte Dhe prane saje eshte Vila luksoze e Qafirit Komunist Meta Nuk shoh ta zejne be goje Nuk eshte shume larg Bodyguard jane prane njeri tjetrit dhe asnje Ze per kete vile ku pervec qe eshte teper luksoze ka dicka te vecante 8 NEVOJTORE DISA BGA KETO BANJO SHERBEJNE PER qENT QE MUFASIN mONIKEN DHE CA PER MACET QE FERKOJNE SUMENE KOMUNISTIT MetaThem kur flisni per Berishen mos harroni dhe kolegun e tije Meten qe kane qene sebashku Grabitesit e 25 viteve

    Përgjigju
  • life: 08/04/2020 20:02

    jane lojra politike o te zgjuar,RAMA nuk e fut dot ne burg se OLSI esht 100 here me i pasur se te gjith BERISHT se bashku.vetem ENVERI i ja merrte hakun ketyre

    Përgjigju
  • Cezi: 08/04/2020 19:59

    Po udhetimet e shkelzenit me nuel kalajn kush i zhduku nga sistemi tims?

    Përgjigju
  • Drejtesia: 08/04/2020 19:57

    Sali Berisha eshte koronavirusi i Shqiperise, pa u arrestuar ai per krimet qe ka bere gjate 30 viteve nuk do te kete kurre drejtesi ne Shqiperi. Ai tha se do vriste 3 mije vete ne 21 janar. Cfare do tjeter spak per ta arrestuar?

    Përgjigju
  • Eni: 08/04/2020 19:21

    Me te vertete Berisha e ndau detin me greqine, por ai kurre nuk ndan vilen me dike tjeter. Ore pse nuk gjeni se kush jane ata qe i kane dhene miliona euro zenit si sekser

    Përgjigju
  • Mondi: 08/04/2020 19:10

    Argita i ka marre parate me gjobat qe u vinte investitoreve te huaj dhe kur mbushte dosjet ne kosove kunder ushtareve te uçk, sipas udhezimeve te Berishes dhe per llogari te dajave te saj ne Beograd. Shkelzeni i ka bere para si sekser, me Gerdezin, Nuel Kalajn etj. Jamarbi rrembeu ish klubin partizani me firmen e Arben Imamit dhe me urdher vjehrrit. Ja pse PD po rrudhet cdo dy vjet dhe po perfundon sa partia e Vangjel Dules

    Përgjigju
    • Vucicdoli: 08/04/2020 19:58

      jo mor jo se ato lek hallall i qofshin. Por kto lek jane nga djersa jote, e imja dhe te gjithe shqiptareve takspagues. Me nje fjale pasurine e kane nga gjaku yne!!!

  • PISAT: 08/04/2020 19:03

    PO TË JET E VËRTET SE SPAKU DO VĒR DREJTËSI JA KU I KA FAKTET TË PA KUNDË4SHTUSHME KU I KAN GJET LEKËT KTA VAMPIR TË POPULLIT SHQIPTAR. OSE PO SJU HYRI GJËMB NË KËMB PIRDHI SPAKUT NË GOJ.

    Përgjigju
  • Toni: 08/04/2020 18:55

    Ku i kane marre parate keta? Dhendri nuk ben asnje pune, pervrcse pazareve me toka dhe me caktimin e njollave te ndrtimit kur ishte luli kryebashkiak

    Përgjigju
  • Gerti: 08/04/2020 18:53

    Vila kushton 5 milione euro. Duhet te arrestohen te tre nga SPAK

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?