Stadiumi Luzhniki

Sport

Misteri mbi vendet e zbrazëta në ndeshjen midis Uruguait dhe Egjiptit

15 Qershor 2018, 18:19| Përditesimi: 15 Qershor 2018, 18:29

  • Share

Ajo çka u vu re sot në ndeshjen Egjpit-Uruguai ishte fakti që në stadium kishte qindra vende bosh. FIFA ka deklaruar se pikëshitja e biletave konfirmon shitjen e tyre dhe nuk arrin dot ta shpjegojë faktin se pse mungonin aq shumë tifozë.

 "Kapaciteti i stadiumit të Kupës së Botës në FIFA është 33.061. Fakti që numri i tifozëve nuk përkon me numrin  e biletave të shitura mund të jetë për shkak të faktorëve të ndryshëm, të cilët FIFA aktualisht po heton"-ka deklaruar FIFA

Tifozët të cilët kishin bërë përpjekjen për të bërë tifo për kombëtaren e tyre nuk u trajtuan si në një klasiko, teksa tifozët e Uruguait u larguan me një buzëqeshje nga Arena.

 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Deri në 700 kWh ulet me 1 lekë çmimi i energjisë për familjet, si ju duket?