Prokurori Arjan Ndoja

Misteri që as Vetingu nuk e zbuloi dot, kush dhe pse i falën gruas së Arjan Ndojës 200 mijë m2 tokë në Durrës

2 Maj 2022, 21:32| Përditesimi: 2 Maj 2022, 21:59

  • Share

TIRANË- Prokurori i Durrësit Arian Ndoja duket se i ka ditët e numëruara në sistemin e drejtësisë, për shkak të lidhjeve të forta me njerëzit e botës së krimit dhe shqyrtimit të çështjeve në konflikt interesi, pretendime këto që ngritura nga organet e Vetingut. Komisionit të Vetingut i ka mjaftuar hetimi vetëm për kontrollin e figurës dhe profesionalizimin për të arritur në një konkluzion nëse prokurori duhet apo jo të shërbejë në sistemin e drejtësisë. Mungesa e hetimit për pasurinë duket se është edhe arsyeja se pse as Komisioni i Vetingut nuk arriti të zbulonte para publikut një nga misteret më të mëdha të pasurisë së prokurorit Arian Ndoja.

Bëhet fjalë për mbi 200 mijë m2 tokë që i kanë falur bashkëshortes së prokurorit, Elderina Frrok Ndoja, në zonën e Durrësit. Kush ia fali bashkëshortes së prokurorit një sipërfaqe kaq të madhe toke në një nga zonat më të lakmueshme të vendit nga investitorët? Dhe më e rëndësishme, pse ia falën, në çfarë rrethanash? 

Misteri qëndron në deklaratën e pasurisë së prokurorit të vitit 2013, pesë vite pasi është rikthyer në sistem me mbi 750 mijë euro pasuri. Në vitin 2003, Ndoja rezulton i pastrehë dhe deklaron vetëm një makinë tip Benz me vlere 200 mijë lekë. Në vitin 2004, Ndoja u largua nga prokuroria dhe punoi si avokat deri në vitin 2008, kur u rikthye në sistem me 750 mijë euro pasuri dhe të ardhura, siç edhe u konstatua në seancën dëgjimore të premten që kaloi. 

Në datat 26 prill, dhe 9 maj të vitit 2013, zonjës Elderina Ndoja i falin 6 sipërfaqe toke 79 434 m2, 112 277 m2, 800 m2, 800 m2, 1800 m2 si dhe 1 100 m2 në Durrës. Pronat me sipërfaqe 79 434 m2 dhe 112 277 m2 që ia kishin dhuruar në 26 prill 2013, Elderina Ndoja ia dhuron një personi të paidentifikuar në datën 8 maj 2013. Mbetet mister personi që ia dhuroi pronat zonjës Ndoja dhe pse, por edhe personi tjetër që i mori dhuratë këto prona nga zonja Ndoja. 

Arian Ndoja ishte objektiv i një atentati në fillim të muajit nëntor të 2019 tek rrethrrotullimi i Shkozeti. Nga atentati mbetën të plagosur prokurori Arjan Ndoja dhe Aleksandër Laho, ndërsa humbi jetën shoferi Andi Maloku. Ndoja ishte në makinë me Aleksandër Lahon, i njohur ndryshe edhe si Landi Muharremi, ‘i forti i Sukthit’, por edhe si ‘Rrumi’, i dyshuar se urdhëroi rrahjen e amerikano- libanezit Fadi Mitri, për çështjen e konfliktit të 45 mijë metra katror tokë shtetërore në Gjirin e Lalzit. Në makinën e prokurorit çuditërisht u gjend dosja e gjyqtarit Skerdilajd Konomi, i vrarë në një atentat mafioz në Vlorë si dhe disa dokumente të vjedhura.

Pronat e dhuratë për për bashkëshorten e prokurorit Arjan Ndoja

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arbërori: 03/05/2022 04:13

    Qeveria dhe drejtësia = Një !!!

    Përgjigju
  • Iris: 03/05/2022 01:07

    Pagese /ne natyre/ per ndonje gjyq,ose favor.Mediat mund te hetojne ne kadaster se kush ka qene pronari i meparshem dhe kush eshte tani.

    Përgjigju
    • ariu kurvar: 03/05/2022 09:20

      E saktë

  • Jani: 03/05/2022 01:06

    AKOMA SE KENI ARRESTUAR KETE SHKERDHATE. ..

    Përgjigju
  • Valentin: 02/05/2022 23:12

    Po he kush ia fali?? Cdo transaksion ne Durres me pate kalon nga Hasanbellinjte-Don Laze. Ndoshta aty ka marre ekspertize edhe Kryeministri yne kur fal qindra mijra m2 neper te ashtuquajtur investitore strategjike. Edhe ky fare Ndoja aty ben pjese.

    Përgjigju
    • Beni: 03/05/2022 14:00

      Po si nuk i permen asnje keta hasnbellinjt qe jane nje nga familjet me mafjoze ne vend te gjithe vrasesit e vendit atje strehoen po si ka mundesi o spak po ju jeni nje me keta po kane vrare prere vjedhe dhe kane gjithe ato pasuri qe i kane mare me dhune apo keni frik ja kjo eshte nje familje super mafjoze qe thoshte ministi fatmir xhafaj po kishte frik tja permende emrin zonja ambazadore .Don Laze

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?