Mitaj jep asistin e golit të fitores, Al Itihad mposht ekipin e Ronaldos në kampionatin arab (VIDEO)

6 Dhjetor, 21:17| Përditesimi: 6 Dhjetor, 21:23

  • Share

Al Itihad ka arritur të fitojë me rezultatin 2-1 ndaj Al Nassr në një ndeshje të rëndësishme të kampionatit arab, ku Mario Mitaj ishte protagonist. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ka pasur një paraqitje të shkëlqyer, veçanërisht në pjesën e parë, ku u tregua i pakalueshëm për Cristiano Ronaldon në krahun e majtë të mbrojtjes.

Në minutën e 18-të, Mitaj ndërhyri me sukses për të prishur një aksion të Ronaldos, ndërsa më vonë, në minutën e 28-të, ai i hoqi topin portugezit dhe iniciativi u kalua te Al Itihad për një aksion të rrezikshëm.

Në minutat e fundit të pjesës së parë, Mitaj u përfshi edhe në fazën ofensive, duke dribluar disa lojtarë të Al Nassr dhe fituar një faull, që rezultoi në karton të verdhë për Al Ghanam, i cili protestoi ndaj arbitrit.

Në pjesën e dytë, u shënjuan të tri golat e ndeshjes, dhe Mitaj ishte përsëri në qendër të vëmendjes. Ai asistoi për golin e fitores për Al Itihad në minutën e 90-të, duke sealuar një paraqitje të shkëlqyer dhe duke ndihmuar skuadrën e tij të merrte tre pikët në një sfidë me shumë tension.

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Eri: 07/12/2024 18:21

    Na bëhet qejfi për suksesin e Mitaj, por në rastin e golit të fitores ishte meritë e holandezit, se ai i Mitajt është pas dhe jo asist që ta nxjerrësh tjetrin para porte për të shënuar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?