Mithat Havari

Mit’hat Havari: 1997 e organizoi dhe stimuloi Sali Berisha, s’kanë punë grekërit fare! Saliu si Enveri, donte pushtetin

28 Prill, 11:45| Përditesimi: 28 Prill, 11:50

  • Share

Ish-drejtuesi I lartë i Policisë së Shtetit Mit’hat Havari deklaron se Sali Berisha është përgjegjësi i vetëm i shkatërrimit të shtetit në vitin 1997.

Njeriu i hekurt që vendosi rendin në qarqet më problematike si Berati, Shkodra, Elbasani, rrëzon poshtë idetë e hedhura në media se pas atyre trazirave fshihen agjentura.

“Unë di një gjë, që ‘97 e ka organizuar, themeluar dher stimuluar një emër, dhe ai është Sali Berisha, s’ka dorë të dytë, s’kanë punë grekërit fare. Po të ishte ai demokrat,  po të kishte gen demokrati, ti s’mund të jesh i përjetshëm. Populli shqiptar ishte i papërgatitur për një demokraci liberale ku u gjend të nesërmen, pa punë dhe shumë shpejt reflektoi dhe ia dha votat të majtës. S’donte t’i rrëzohej pushteti, se do e merrte siç e mori në 2005. Do e merrte se dhe të majtët nuk ishin të përgatitur për demokracinë. Unë kam punuar me të majtët nga ‘97 dhe janë bërë shumë gabime dhe gafa të rënda sa mbërriti deri aty sa me votë të lirë fitoi e djathta, kanë qenë zgjedhje të lira të 2005’s”, nënvizon ai në rrëfimin e tij në “Mes dy botëve” nga Helidon Haliti në RTSH,

Havari e krahason Sali Berishën me Enver Hoxhën pasi të dy vunë para vendit interesin për pushtet. 

“Në vitin 1997 qeveria destruktive që drejtohej nga Sali Berisha me firmat piramidale, ra  dhe unë jam gëzuar identik si me komunizmin. Anarshia, armët në duart e popullit, u shkatërrua gjithçka, depo armatimi në duart e njerëzve të thjeshtë, krimi i rrugës, vrasjet, grabitjet, prostitucioni që rrëmbenin vajzat dhe i çonin në perëndim, terrore të papara në 100 vitet e fundit ndodhnin pikërisht aty. E gjitha kjo për shkak të pushtetit. Nëse Enver Hoxha mbajti ato qëndrime me ato raprezalje dhe presion për shkak të pushtetit dhe Sali Berisha me të tijët, por kryesisht ai , është përgjegjësi I vetëm dhe s’ka të dytë për shkak të pushtetit. U krijua Qeveria e Pajtimit Kombëtar me Bashkim Finon kryeministër dhe mua më thirrën. Ministër i Brendshëm në atë kohë ishte Neritan Ceka. Më ofruan Beratin. Në Berat ishte bërë batërdia. Para meje kishin thirrur nja 4-5 oficera të majtë, të pushtit dhe nuk kishin pranuar, kishin refuzuar nga frika. Sigurisht unë shkova, e prisja, e ëndërroja Beratin dhe këtë më shumë për t’i thyer hundët atij ministri që mbajti qëndrimin ndaj meje në 95 kur isha shef kabineti, por dhe më shumë se kaq dhe për ideale. Shkova në Berat dhe ishte shkrumbuar qyteti i gjithë, ishin fshehur të gjithë, tanke, topa, mitraloza hedhur rrugëve, shtëpi të shkatërruara. Për 7 muaj me një punë titanike, ku janë vrarë dhe 2 kriminelë nga policia dhe mua nuk mu vra asnjë polic, ktheva rendin. Atëherë ishte kryeministir Fatos Nano për të cilin unë kam respekt. Ka qenë një kryeministër intelektual, inteligjent.Ka bërë burg politik nga kundërshtari politik, u ngrit dhe hodhi teorinë e gjithëpërfshirjes. Gjithëpërfshirja isha dhe unë aty se isha shqiptar dhe s’ka rëndësi nëse isha i majtë apo i djathtë. Z. Nano më emëroi në Shkodër, e cila ishte vendi i trazirave”, deklaroi Havari.

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Havari: 09/06/2024 06:49

    … qe sala + Nano ishin strumullaret e asaj qe ndodhi ne 97 , ska asnje dyshim!- por , miopia, ste ke te shohesh qe keto qenie ishin marioneta serbo-greke! Ju sqenkeni deshmitar i asgjeje, dhe as i historise.

    Përgjigju
  • Iris: 29/04/2024 02:44

    Z.Havari,keni te drejte per sa i perket agjenturave te huaja,por kur thoni se vetem Berisha eshte pergjegjes,kjo eshte gjysma e se vertetes dhe nje pjese e krimeve si rrembimi i vajzave per prostitucion e krime te tjera ordinere kishin filluar me perpara.Shqipot ishin te kenaqur me firmat piramidale se /fitonin/pa punuar dhe Berisha i mbajti, se nje popull /i kenaqur/e /i lumtur/, nuk e ka mendjen te te nxjerre jashte nga pushteti me vote.Vlora ishte nje nga qytetet e para ku filloi reagimi kur firmat kapitulluan,gjithashtu ishte pjese e Jugut qe anonte nga socialistet kryesisht,gjithashtu ishte nje nga pikat nga ku niseshin gomonet me emigrante,droge,vajza te genjyera qe perfundonin edhe si prostituta ne plot raste.Me kujtohet ne ate kohe,qe kur flitej neper rruge per parate e humbura tek firmat piramidale,ato te vlonjateve shiheshin si me problematiket,per nga origjina.Gjithashtu ishin pikerisht trazirat ne Vlore qe u shfrytezuan nga opozita.Ju kujtohen kreret e opozites ne mitingjet e kohes atje qe benin thirrje per ndryshim qeverie? Ju kujtohet kur turmat e egersuara, ndersa keta buzeqeshnin nga tribunat,kendonin /O djem rrembeni pushket/? I keni te gjitha ne videot e kohes. Dhe pushket u rrembyen,jo vetem se ushtria kishte marre fund e policia ngjante me barinj delesh,por nga ana tjeter, kush guxonte te dilte kunder gangove e turmave te cmendura.Pushket u rrembyen,tanket gjithashtu,predha,dyqane,prona,etj,u vodh e u cenua ne skaje dinjiteti, siguria,jeta e njeriut.Dhe Berisha qe njihet per kokefortesine e tij,reagoi sic reagoi,per te ruajtur pushtetin e tij me cdo kusht e cmim.Por zoteri.nuk eshte pergjegjes vetem Berisha,opozita e pozita jane njelloj pergjegjese per 97'dhe turmat e armatosura e pa tru mes tyre, qe u perdoren nga te dyja palet njelloj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?