Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka mbërritur në vendin ku ndodhi tragjedia në Larisa të Greqisë. Ai garantoi se do të zbulohen shkaqet e tragjedisë dhe se do të bëhet gjithçka që të mos përsëritet.
“Është një tragjedi e patregueshme, mendimet tona janë me familjarët e viktimave. Detyra jonë është të mjekojmë të plagosurit, të identifikojmë të vdekurit. Një gjë që mund të garantoj është se do të zbulojmë shkaqet e tragjedisë dhe do të bëjmë gjithçka që është e mundur që ajo të mos përsëritet”, tha kryeministri grek.
Lajmi kryesor:
Tragjedi në Greqi/ Del VIDEO nga momenti kur 2 trenat përplasen 'kokë më kokë'! 44 të vdekur, dhjetëra të plagosur, mes tyre 8 shqiptarë! Dorëhiqet ministri i Infrastrukturës (FOTO+VIDEO)
B.V/ReportTv.al