Sociale

Mitropoliti i Fierit, Imzot Nikolla: Papa Françesku do të mbahet mend si zë i fuqishëm kundër padrejtësive

25 Prill, 16:23| Përditesimi: 25 Prill, 16:41

  • Share

Një ditë para ceremonisë së lamtumirës së Papa Françeskut  Mitropoliti i Apollonisë dhe Fierit, Hirësia e tij, Imzot Nikolla, u shpreh se bota do ta kujtojë për thjeshtësinë dhe përulësinë, për dashurinë e pakufijshme për njerëzit në nevojë , dhe si një zë të fuqishëm brenda kishës katolike i cili ka thënë pa frikë të vërtetën për të gjitha padrejtësitë që ndodhin në botë. 

Ne kujtojmë vizitën e tij në vendin tonë , si e para jashtë Romës, si një nderim të veçantë për të krishterët, për të vlerësuar atë që ne krenohemi, harmoninë fetare ka thënë Imzot Nikolla Hyka. Pavarësisht humbjes së madhe që ka kisha katolike, ne besojmë se si një institucion shumëshekullor do të nxjerë figura të tjera të rëndësishme për të vijuar më tej misionin hyjnor, ka theksuar imzot Nikolla, në fjalën e tij.

Të shtunën e 26 prillit, në orën 10:00 në Sheshin e Shën Pjetrit, Vatikan, do të kremtohet Mesha e Dritës dhe funerali i Papa Françeskut, kryesuar nga  kardinali Giovanni Battista Re.Më pas, arkivoli i Papës do të çohet në Bazilikën e Shën Pjetrit dhe prej andej në Bazilikën e Zojës së Madhe, ku do të prehet Ati i Shenjtë. Disa krerë shtetesh, përfshirë Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj kanë njoftuar tashmë pjesëmarrjen në ceremoninë e lamtumirës.

 

R.D/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni tek strategjia e SPAK për parandalimin e krimeve zgjedhore?