Intervista për BBC e kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis

Kosova & Rajoni
Top 24

Mitsotakis flet si kryeministër: Rrisim pagat në Greqi, ja pse kemi vetëm dy gra në qeveri

11 Korrik 2019, 20:30| Përditesimi: 11 Korrik 2019, 20:51

  • Share

GREQI- Kyriakos Mitsotakis i cili prej 8 korrikut është kryeministëri i ri i grek jep intervistën e parë të tij në këtë post për BBC. E intervistuar nga gazetarja Zeinab Badaëi, Mitsotaki shpalosi idetë e tij dhe planin për të bërë Greqinë të 'madhështore përsëri'. 

Në intervistën e dhënë për BBC ai shprehet se ekonomia në Greqi do të rritet nëpërmjet rritjes së pagave, domosdoshmërisht asaj bazë. Për rritjen e mirqënies së grekëve qeveria duhet të reduktojë shpenzimet e 'kota' si dhe rritjen e ekonomisë. 

Gjithashtu Mitsotakis nuk ngurroi t'i qëndrojë besnik premtimit të tij për heqjen e taksave personale dhe koorporatave të mëdha në Greqi. 

Por një pyetje e cila vendosi në vështirësi kryeministrin grek, ishte se pse në kabinetin e qeverisë së tij kishte vetëm 2 gra nga 22 ministri. Madje gazetarja Zeinab Badaëi i tha me ironi se nëse do të dilte tani në rrugët e Athinës do të gjente 22 vajza kurajoze, ambicioze dhe të talentuara. 

Por 51- vjeçari i cili pason Tsiprasin dha një përgjigjë epike, duke i bërë të qartë gazetares se edhe pse ai kishte në dispozicion 40% të kandidatëve për deputet posaçërisht për femrat. Ai u shpreh se femrat në partinë e tij nuk shfaqën interes për të qenë pjesë e kabintetit të ri të qeverisë greke. 

Dy ministret e vetme të gjinisë femërore në kabinetin e qeverisë Mitsotakis janë Ministrja për Kulturën dhe Sportin, Lina Mendoni dhe ajo për Edukimin dhe Çështjet Fetare, Niki Keramues.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?