Kyriakos Mitsotakis

Mitsotakis: Greqia po zgjerohet përsëri, Rama e tha publikisht që është e drejta jonë e patjetërsueshme

20 Janar 2021, 12:15| Përditesimi: 20 Janar 2021, 12:37

  • Share

Ditën e sotme në parlamentin grek pritet të votohet projektligji për shtrirjen e ujërave territoriale në 12 milje detare në detin Jon.

Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis, gjatë seancës parlamentare ka mbajtur një fjalim të “fortë” për sa i përket çështjes së ditës.

Ai gjatë fjalimit tha se Greqia po zgjerohet përsëri për herë të parë pas vitit 1947, duke theksuar se pas zgjerimit të ujërave territoriale në detin Jon në 12 milje, vendi mund të bëjë të njëjtën gjë në Kretë dhe në vende të tjera.

“Greqia po zgjerohet përsëri me 10%, por jo duke shkelur të drejtat e shteteve të tjera, përkundrazi në përputhje me të drejtën ndërkombëtare private. Zgjerimi do të vazhdojë në Kretë dhe në vende të tjera.”, tha Mitsotakis.

Gjatë fjalimit të tij, kryeministri i dërgoi edhe një mesazh të gjithë atyre të cilët janë munduar të privojnë këtë të drejtë absolute të Greqisë për zgjerim.

“Kryeministri i Shqipërisë deklaroi në mënyrë të qartë se shtrirja në 12 milje është një e drejtë e patjetërsueshme e Greqisë, duke shtuar një argument tjetër se ujërat e Mesdheut mund të bashkohen në vend që të ndajnë popujt. “, është shprehur Mitsotakis.

Në Greqi ditën e Krishtlindjes është miratuar dekreti për zgjerimin me 12 milje në detin Jon. Ky vendim është marrë nga Këshilli i Lartë i Shteti.

Ky vendim i Greqisë solli një sërë reagimesh në Shqipëri nga eksponentë të opozitës, të cilët e kanë konsideruar si një përmbushje të axhendës greke në dëm të Shqipërisë. 

Për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes dy vendeve, është rënë dakord gjatë vizitës së ministrit të Jashtëm, Nikos Dendias, në Tiranë, dhe takimit që ai pati me kryeministrin shqiptar, që të shkohet në një gjykatë ndërkombëtare. 

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?