Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis gjatë një takimi me kabinetin qeveritar grek, ka hedhur poshtë skenarët për zgjedhje të parakohshme në periudhën e ardhshme para Pashkëve.
Ai mbylli diskutimin për kërkesën e bërë për zgjedhje të parakohshme duke theksuar se qeveria ka përpara një projekt të pasur legjislativ për javët në vijim, plot 10 projektligje që duhen miratuar.
Mitsotakis kërkoi sërish falje për tragjedinë e ndodhur në Tempa të Larisës ku për shkak të përplasjes së dy trenave, humbën jetën 57 persona, mes tyre 6 shqiptarë.
Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë greke tha se në javën e ardhshme do të shpallet në mënyrë modeste edhe përkrahja për familjet e viktimave.