Mitsotakis: Jemi të gatshëm t’i drejtohemi Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë pë kufijtë detarë

22 Tetor 2020, 14:49| Përditesimi: 22 Tetor 2020, 14:53

  • Share

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis pas një takimi me presidentin qipriot Nicos Anastasiades dhe atë egjiptian Fatah al Sisi në Nikozia, kryeministri grek për herë të parë  ka folur për vendimin për të çuar çështjen e kufirit detar me Shqipërinë në Hagë. Duke ironizuar dukshëm Turqinë ai u shpreh se kjo ishte mënyra se si shtetet serioze dhe të përgjegjshme zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre.

“Kemi rënë dakord që meqenëse nuk mund të zgjidhim mosmarrëveshjet tona rreth caktimit të kufijve të Zonave Detare jemi të gatshëm t’i drejtohemi Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Kjo është mënyra se si shtetet serioze dhe të përgjegjshme zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre” tha ai.

Ndërkohë që marrëdhëniet mes dy vendet që prej muajit gusht kanë parë tensione të vazhdueshme, për shkak të fushatës kërkimore për Hidrokarbure në Mesdheun Lindor. Kryeministri grek deklaroi se palët kishin rënë dakord se Turqia po shkel hapur ligjin ndërkombëtar, me veprime që i quajti “fantazi perandorake”.

Mitsotakis tha se BE duhet t’i marrë parasysh shkeljet e shumta që Turqia i ka bërë edhe akordit të unionit doganor.

Dy ditë më parë gjatë vizitës së ministrit të Jashtëm grek në Tiranë, Edi Rama dhe Nikos Dendias zyrtarizuan vendimin për të dërguar çështjen e kufirit detar në Hagë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?