Kyriakos Mitsotakis

Kosova & Rajoni
Top 24

Mitsotakis mesazh për qeverinë shqiptare: Respektoni minoritetin grek, kjo është rruga e duhur drejt BE

24 Dhjetor 2018, 16:39| Përditesimi: 24 Dhjetor 2018, 16:46

  • Share

Kreu i opozitës greke Kyriakos Mitsotakis i ka dërguar një mesazh qeverisë Shqiptare, ku i kërkon respektimin e të drejtave të pakicës greke.

Në deklaratën e bërë në selinë e partisë që ai drejton, Mitsotakis tha se respektimi i të drejtave të pakicës greke është çelësi për të përcaktuar aspiratat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

"Mesazhi që dërgojmë sot në vendin fqinj - me të cilin gjithmonë përpiqemi të kemi marrëdhënie dhe respekt shumë të mirë fqinjësor - është i qartë: rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian dhe institucioneve evropiane është thelbësisht e lidhur me respektimin e të drejtave të grekëve etnikë pakicë. Dhe kjo është diçka nga e cila nuk do të heqim dorë," tha Mitsotakis.

Kohët e fundit marrëdhëniet mes dy vendeve kanë qënë të tensionuara kjo pas vrasjes së Konstandinos Kaçifas gjatë një shkëmbimi zjarresh me forcat RENEA në fshatin Bularat të Gjirokastrës. 

Për më shumë detaje lidhur me vrasjen e Kaçifas (SHIKO KËTU)

Komento

Komente

  • Berti: 24/12/2018 19:32

    Grek rrace poshter,o respektohet ktu minoritet si ne asnje vend tjetër me shume se n Shqiperi,per kto rracistat duhet informu ambasada USA,

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?