TIRANË- Kryetari i OMONIA-s, Fredi Beleri e ka konsideruar zi një vizitë historike ardhjen e kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis në Himarë. Në një intervistë në Report Tv , në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarët Migena Sotiri dhe Nertil Agalliu, Beleri tha se është hera e parë që një kryeministër grek viziton Himarës.
“Vjen për të vizituar bashkëbisedimet e vet, do urojmë njëri tjetrit për Kritshlindjet, do themi problematikat tonë, është vizitë historike për Himarën, se është hera e parë që një kryeministër e viziton Himarën. Vizita do të jetë një ditore. Nuk e di nëse do jetë Rama në Himarë apo jo, po të vijë është i mirëpritur do ishte i mirëpritur. Ne e mirëpresim Mitsotakis, e kishte bërë premtim para 2 vitesh, është një gjë e mirë”, tha Beleri.
Ai është ndalur dhe ka treguar edhe për problematikët që has minoriteti grek në vendin tonë.
“Problemi kryesor është problemi i pronës, u është marrë himarjotëve para shumë vitesh, dhe nuk është zgjidhur dhe qeveria ka një axhendë tjetër. Problemi tjetër që është zbatimi i ligjit për minoritet”, tha Beleri.
kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis pritet të vijë në Shqipëri më datë 22 dhjetor dhe do të ndalet në një vizitë në jug të vendit, më konkretisht në Himarë, Finiq dhe Dropull.