Mitsotakis: Provokimi turk dhe retorika nuk duhet të tolerohen më nga Europa

1 Tetor 2020, 19:39| Përditesimi: 1 Tetor 2020, 19:54

  • Share

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka reaguar në lidhje me konfliktin me Turqinë.

Ai u shpreh se ka ardhur koha që të bëhet e qartë se çfarë marrëdhënie do ketë Europa me Turqinë: Koha që Europa të diskutojë se çfarë marrëdhënie do të ketë me Turqinë. Një gjë është e sigurt,provokimi turk dhe retorika ekstreme nuk tolerohet më.

Një gjë është e sigurt tha Mitsotakis, “provokimi turk, qoftë i manifestuar përmes veprimeve të njëanshme ose i manifestuar përmes retorikës ekstreme, nuk mund të tolerohet më. Dhe jo vetëm sepse sjellja turke shkel të drejtat sovrane të dy vendeve anëtare të BE, Greqisë dhe Qipros, por edhe sepse kjo sjellje turke dëmton interesa të rëndësishëm gjeopolitikë të të gjithë të Evropës në Mesdhe”.

Mitsotakis tha se “Dy shtigje hapen para nesh, njëra është rruga e dialogut të diplomacisë, një dialog i cili duhet të bazohet në respektimin e ligjit ndërkombëtar, shmangien e veprimit të njëanshëm dhe rregullat e fqinjësisë së mirë.

Mënyra tjetër është përshkallëzimi i tensioneve, të cilat në mënyrë të pashmangshme do të çojnë herët a vonë Evropën të ndërmarrë veprime kundër Turqisë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?