Kyriakos Mitsotakis gjatë mbledhjes së sotme

Mitsotakis: Së shpejti nisim vaksinimin e qytetarëve grekë për COVID-19, masat kufizuese nuk do të ndryshojnë

22 Dhjetor 2020, 12:04| Përditesimi: 22 Dhjetor 2020, 14:50

  • Share

GREQI- Ditën e sotme në mbledhjen e kabinetit, kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis ka folur për vaksinimi anti-COVID të popullsisë duke vënë theksin se masat kufizuese nuk do të ndryshojnë.

Në fillim të fjalës së tij ka thënë se viti 2020 ishte viti i sfidave për të gjithë pas përballjes me pandeminë dhe pasojat e saj socio-ekonomike.

Ai tha se sfida e muajve të ardhshëm do të jetë pikërisht vaksinimi i të gjithë qytetarëve në vend.

“Sa më besnikërisht të respektohen masat kufizuese anti-COVID nga qytetarët aq më e lehtë do të jetë për ne të pakësojmë masat dhe të vaksinohen sa më shumë qytetarë”, ka thënë ai gjatë fjalimit.

Sipas kryeministrit dozat e para të vaksinës për koronavirusin do të jenë në Greqi më date 26 dhjetor dhe sipas tij vaksinimi i qytetarëve do të nis ditën e nesërme.

“Ne kemi organizuar një plan të mire menduar për transportin, ruajtjen dhe shpërndarjen e vaksinës në vend”, ka shtuar Mitsotakis gjatë fjalimit.

Pas miratimit të vaksinën Pfizer nga EMA ditën e djeshme, shtetet evropiane kanë tashmë mundësinë e nisjes së vaksinimit për popullsinë. Shumë shtete kanë bërë deklarata për nisjes e saj në 27 dhjetor si Gjermania, Franca dhe Greqia.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?