Programacion

E Diel
16
Janar
E Hënë
17
Janar
E Martë
18
Janar
E Mërkurë
19
Janar
E Enjte
20
Janar
E Premte
21
Janar
E Shtunë
22
Janar
E Diel
23
Janar
E Hënë
24
Janar
E Martë
25
Janar
Kosova & Rajoni

Mitsotakis: Vaksinimi, kusht thelbësor për hapjen e sigurtë të shkollave! Vaksina anti-COVID për grupmoshën 12-17 vjeç edhe tek pediatrët

7 Shtator 2021, 14:29| Përditesimi: 7 Shtator 2021, 14:41

Vaksinimi i fëmijëve të moshave 12 deri në 17 vjeç do të jetë thelbësor në vënien nën kontroll të pandemisë, është shprehur kështu kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis para se të bënte të ditur masën e re të qeverisë.

"Ndërsa gjendemi një javë para hapjes së shkollave, mendoj se është koha e duhur për të bërë një përpjekje tjetër të madhe për të rritur normat e vaksinimit tek të miturit. Shkollat ​​tona do të hapen dhe do të hapen në mënyrë të sigurt. Z.Tsiodras na tregoi se në bazë të të dhënave shkencore se maska ​dhe testimi i shpeshtë është kombinimi më i mirë që mund të zbatojmë për të siguruar që "shkollat  të hapen  me sigurinë maksimale të mundshme dhe kësaj natyrisht duhet t’i shtojmë rritjen e normave të vaksinimit", tha kryeministri grek.

Për të shtuar në masë vaksinimet të miturve ato tani mund të bëhen edhe nga pediatret në klinikat e tyre, pasi deri tani ka pasur një vaksinim tejet të ulët në këtë grupmoshë më pak se 10%.

Programi pritet të përfshijë 3.500 pediatër në vend, të cilët do të vaksinojnë fëmijët e moshës 12-17 vjeç.  Në fund të fundit, takimi theksoi rolin e rëndësishëm që pediatrit mund të luajnë në shpjegimin shkencor për prindërit dhe fëmijët dhe për të treguar se pse vaksinimi është i nevojshëm dhe i sigurt.

Gjatë mbledhjes, Profesori i Sëmundjeve Infektive Sotiris Tsiodras tha se vaksinimi i fëmijëve do të luante rol vendimtar në rihapjen normale të shkollave.

Besoj se vaksinimi i nxënësve nga mosha 12 deri në 17 kundër koronavirusit do të luajë një rol të rëndësishëm në drejtim të normalizimit të mësimdhënies”, tha ai gjatë mbledhjes së sotme.

Gjithashtu, Greqia po merr në konsideratë vendimin për të vaksinuar me detyrim edhe mësuesit e priftërinjtë krahas stafit të spitaleve, të cilët patën afat deri më datë 1 shtator që të merrnin të paktën një doze dhe si pasojë e të cilut deri tani ka pezulluar më shumë se 6 mijë punonjës të spitaleve që kanë refuzuar të vaksinohen.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Katër vrasjet në bulevard, a është bërë drejtësi për 21 janarin?