Foto ilustruese

Kronikë
Top 24

“Mitsubishi“ shpërthen në flakë në ecje në aksin Elbasan-Librazhd

28 Tetor 2018, 11:24| Përditesimi: 28 Tetor 2018, 11:33

  • Share

Një automjet është përfshirë nga flakët këtë të diel në aksin rrugor Elbasan-Librazhd. Policia njofton se mjeti tip “Mitsubishi" me drejtues shtetasin S.M, 31 vjeç, banues në Tiranë, është shkrumbuar plotësisht.

Nderkohë policia bën të ditur se si pasojë e flakëve fatmirësisht nuk ka patur të lënduar por vetëm dëme materiale, ku mjeti është djegur plotësisht.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes ndërkohë nga hetimet paraprake policia dyshon se ngjarja ka ardhur si pasojë e një defekti teknik të automjetit.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?