Modelja Belen Rodriguez dhe ish-i dashuri i saj Andrea Iannone

VIP & Spektakël

‘Mjaft më’, mediat e ‘lidhën’ Belen me tre burra të ndryshëm, ish- i dashuri i saj nevrikoset

28 Shtator 2018, 17:46| Përditesimi: 28 Shtator 2018, 17:49

  • Share

Piloti i Moto GP-së Andrea Iannone ka reaguar shumë ashpër pas lajmeve të shumta pas ndarjes së tij nga modelja e njohur. Ai është shprehur se ka një limit që nuk duhet kaluar. Pas ndarjes së pilotit nga Belen Rodriguez, mediat italiane filluan të shkruanin lajme të ndryshme, duke u shorehur se modelja argjentinase ka nisur një lidhje të re. Madje u përfol për tre meshkuj të ndryshëm.

Foto e publikuar nga Andrea Iannone

“Boll! Më duket se tani po e ekzagjeroni në lidhje me marrëdhëniet e reja të Belen me burra të tjerë… madje më shumë se një. E gjithë kjo vetëm që të shitni disa kopje më shumë, pa asnjë respekt për një grua që ka vetëm një “gabim” se është e famshme. Ekzistojnë edhe thjesht miqësitë. Belen është një femër me ndjenja të vërteta dhe një nënë. Prandaj boll, dhe u them njerëzve që mos të besojnë çdo gjë që iu ofrohet,”- shkruan Iannone në një postim në Instagram.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?