‘Mjafton dëshmia e ish ministrit për të vendosur qeverinë para përgjegjësisë’, për cilin e kishte fjalën Ilir Meta?

10 Prill 2022, 18:24| Përditesimi: 10 Prill 2022, 18:26

  • Share

Pasditen e djeshme, presidenti Ilir Meta ftoi organet e drejtësisë që të marrin në konsideratë deklaratën e ish-ministrit të Financës Shkëlqim Cani pasi sipas tij përmes saj mund të shkojë gjysma e qeverisë para dyerve të gjykatës.

Ndërkohë, bashkëlidhur shpresojmë që po i njëjti standard të përdoret edhe me dëshminë e harruar të ish ministrit të Ekonomisë, Dritan Prifti ku akuzonte Metën lidhur me aferat miliona euroshe në këmbim të favoreve ekonomike për kompani të ndryshme.

Kjo dëshmi prej vitesh është varrosur bashkë me të, duke mos u hetuar më kurrë nga institucionet e drejtësisë.

Mbase iniciativa e Metës për sundimin e plotë të shtetit të së drejtës, mund të vazhdojë gjithashtu edhe me thellimin e hetimeve mbi këto akuza të artikuluara nga i ndjeri Dritan Prifti. /TemA

Komento

Komente

  • SHABAN KELA: 11/04/2022 14:21

    O Rexhep Leka po gjith jetës komoniste mbete o i uruar. Po kot se ke gjith atë kok si të lopës o Rexhep Bule Leka ( kepi ] po die shum faj stë vihet se 7 klas shkoll që ke ti le të drejt që je komonist. E kot nuk ishe ti KASAP e therje derrat në kombinat të mishit.

    Përgjigju
  • KASAP TUTKUN REXHEP BULE LEKA [KEPI]: 11/04/2022 08:17

    O Ilir Meta e vërteta me bllok në dor që e bëre dor me 700.000 euro. E ti mor burec i pështir del e bën politik. Në një koh që ti duhet të ishe në burg. Po mos u mërzit dardha e ka bishtin mbrapa o Like kaka.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?