Premier League e futbollit në Angli filloi këtë të shtunë me javën e shtatë. Në periferi të Londrës vendasit e Crystal Palace u mposhtën 0-1 nga Liverpool.
Në "Selhurst Stadium" vendosi goli i Diego Jotas në minutën e nëntë. Një pasim nga Gakpo u shfrytëzua mirë nga portugezi që në fund rezultoi me vlerën e tri pikëve.
Paçka rasteve nga vendasit, Allison mbajti portën të paprekur, ndërsa braziliani u dëmtua dhe vendin e tij e mori Jaros, që bëri kështu debutimin me fanellën e Liverpoolit edhe pse u ble nga të kuqtë para tetë vitesh.
Tanimë Liverpool (18 pikë) pret ndeshjet e rivalëve, por djemtë e Arne Slot janë të qetë pasi kanë diferencë prej katër pikësh nga Manchester City ndjekës dhe sido që të dalin "Qytetarët", Liverpool edhe këtë javë do jetë në krye të klasifikimit.
Renditja: