FIER - Në stadiumin "Loni Papuçiu" të Fierit këtë të dielë (13 prill) u zhvillua finalja e Kategorisë së Dytë në futboll. KF Iliria e Fushë-Krujës mposhti 1-0 AF Luftëtarin dhe siguroi trofeun.
Iliria vinte në këtë duel si kampione e Grupit A të Kategorisë së Dytë, ndërsa AF Luftëtari si kampion në Grupin B. Përballja në Fier ishte e luftuar dhe me shumë raste, teksa një gol nga Santiago Selmani në shtesën e ndeshjes vendosi suksesin për djemtë e drejtuar nga Dritan Smajli.
Të dyja skuadrat që diskutuan finalen nga sezoni i ri do jenë pjesë e Kategorisë së Parë, ndërsa suksesi vlen më shumë për AF Luftëtarin, që pas shkrirjes së klubit për shkak borxhesh dhe ndryshimit të emrit rikthehet në Kategorinë e Parë.
Moment nga festa
Komente
