'Mjalti i bletëve të Ujmishtit' reportazhi në Veri-Jug në Report Tv

23 Qershor, 13:51| Përditesimi: 23 Qershor, 14:03

  • Share

Ujmishti është një zonë me bjeshkë magjike, 600 deri 1000 metra mbi nivelin e detit dhe emisioni ‘Veri Jug’ ka qëndruar pikërisht në fshatin Malqene, në një takim me bletërritësin më të njohur në trevat e Kukësit, Ilir Gjanën, njeriun që ka në pronësi 3 parqe bletësh: dy në Ujmisht dhe një në Prizren të Kosovës.  Ne gjithë Ujmishtin janë mbi 1000 koshere bletësh.

Sekretet e punës së një bletërritësi dhe dallimi i mjaltit të bletëve të malit nga ai i bletëve të fushës. Ilir Gjana, bletërritës në fshatin Malqene, rrëfen historinë e bashkëjetesës së tij me bletët qysh në moshën 7 vjeç. Sipas tij, mbajtja e bletëve në bjeshkët e Ujmishtit është një traditë e vjetër qindravjeçare.

Bletët që kullosin në lartësinë nga 400 deri 800 metra mbi nivelin e detit, sjellin mjaltë më të mirë se ai i fushave, ku ndotja mjedisore është një kërcënim për jetët dhe cilësinë e mjaltit - thotë bletërritësi më i mirë në Qarkun e Kukësit Ilir Gjana.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?