Fatura e pastërtisë së Shqipërisë, numëron shumë zero nga pas, ndaj kostoja synohet të ndahet me Bashkimin Evropian e donatorë të tjerë
“Kapitulli 27 për mjedisin dhe ndryshimet klimatike është kapitulli më i shtrenjtë i negociatave i cili kushton disa bilion euro për të arritur 100% standardet e Bashkimit Evropian. Me Bashkimin Evropian ne jemi në fazën për të pasur një akselerim në fondet e kohezionit në mënyrë që të mbulojmë disa aspekte përtej menaxhimit të mbetjeve që lidhen me si natyra, menaxhimi i ujërave e të tjerë”, tha Sofjan Jaupaj.
Ministri i Mjedisit Sofjan Jaupaj teksa prezantoi projektligjin e ri për ‘Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve’, tha se është kërkuar kohë përtej 2027-ës për të përmbushur standardet e BE për kapitullin 27 të Mjedisit.
“Ne nuk po themi që do të jemi 100% në plotësisht me objektivat e Bashkimit Europian në vitin 2027 kur do të përmbushim ë përfundimin e negociatës Por ajo çka është e rëndësishme është që kemi marrë të gjitha angazhimet për infrastrukturë, legjislacion dhe ngritje kapacitetesh institucionale në mënyrë që në periudhë në një periudhë të shkurtër pas aderimit sipas edhe aplikimit që ne kemi bërë me pozicionin kombëtar për kapitullin 27, ne t'i kemi të plotësuara detyrat, detyrat e shtëpisë”, tha ministri.
Në komisionin e Ligjeve, Jaupaj tha se projektligji i ri, ndryshon hierarkinë e menaxhimit të mbetjeve, me fokus të gjenerimi i parave prej trajtimit të tyre.
“Projektligji promovon kalimin nga një model linear prodho, përdor, hidh, në një ekonomi qarkulluese ku mbetjet bëhen burim për ekonominë, reduktohen kostot e importimit të lëndëve të para si dhe nxitet inovacioni dhe sipërmarrja e gjelbër. Qëllimi është në pikat fundore të kemi sa më pak mbetje në mënyrë që jetëgjatësia e këtyre pikave fundore të jetë sa më e gjatë. Shqipëria nuk e ka atë territor mjaftueshëm që ta mbushi vendin plot me landfilla apo impiante të trajtimit të mbetjeve, por duhet sa më shumë të reduktojmë, të shkojmë për riciklim, për kompostim”, tha Jaupaj.
Përmes këtij projektligji do të krijohet ‘Operatori Kombëtar’, i cili do të jetë përgjegjës për infrastrukturën e trajtimit të mbetjeve.
“Bashkitë vazhdojnë të mbajnë përgjegjësitë për grumbullimin dhe menaxhimin vendor të mbetjeve brenda territorit të tyre. Bashkitë menaxhojnë fazat lokale të grumbullimit dhe trajtimit të mbetjeve, operatori merr përsipër trajtimin fundor, pra infrastrukturën rajonale dhe kombëtare që shërben për të gjitha bashkitë. Gjithë infrastruktura e rëndë, mjetet për bashkitë e të tjera do të mbulohet nga buxheti i shtetit duke i lënë atyre mundësinë për të prezantuar ndarjen në burim. Ndryshe do të ishte e pamundur. Bashkitë do të ishin të ngarkuara financiarisht si me trajtim e të tjera dhe kjo gjë nuk do ishte e mundur siç nuk është bërë e mundur deri më sot”, tha Jaupaj.
Ndërsa opozita diskutimin mbi këtë projektligj e kanalizoi tek inceneratorët, hija e të cilëve përndoqi debatin e ligjvënësve.
“Po s'ka asnjë urgjencë që të kalojë ky ligj kështu. S'ka për të zhdukur as inceneratorin e Tiranës që nuk ekziston si problem. Nuk ka për ta zhdukur as atë të Elbasanit dhe atë të Fierit, as eko-parkun skandaloz të Durrësit. Nëse ka një gjë ku bëhet bashkë rregullisht qeveria me mafian është pikërisht ky sektor”, u shpreh Bylykbashi.
“Mund të më thoni, a ka Tirana sot një incenator? A ka sot Elbasan incenerator? Pyetja tjetër është a ka sot Fieri incenerator? Sepse ju thoni në ligj që incenerimi përfshin vendndodhjen”, pyeti deputeti Tedi Blushi.
“Impiantet e trajtimit të mbetjeve me disa funksione duke nisur që nga ndarja tek landfillimi, tek incenerimi e të tjerë dhe ju siguroj që një pjesë e mirë në mos të gjitha vendet e Bashkimit Evropian e kanë procesin e asgjesimit të mbetjeve pjesë të procesit pjesë të procesit të menaxhimit të mbetjeve dhe normalisht qëë dhe ne nuk mundet që mos ta kemi si një nga elementët e menaxhimit të integruar të mbetjeve. Shumica e vendeve të Bashkimit Europian akoma nuk i kanë plotësuar të gjitha objektivat që përcakton kuadri ligjor”, u përgjigj ministri i Mjedisit.
Me projektligjin e ri piramida e menaxhimit të mbetjeve do të nisë nga parandalimi, ripërdorimi, riciklimi, rikuperimi, trajtimi përfundimtar, pra me prioritet riciklimin dhe jo inceneratorët.
Komente

Te futet ne arsim ndarja e mbetjeve qe ne shtepi te futet ne 2026, bio - mbeturina naturale (bashke me qeset perkatese sipas cdo qyteti) mbeturinat plastike (qese veq)- ambalazhe plaztike bashke me metal apo Paketim tetra pack , etj Mbeturinat karton veq ! Ne fund bashkia ben nje liste sesi hidhen e nxjerr tek faqja zyrtare ose me e Albania Po ashtu n
Përgjigju