Kukësi në ditën e parë të 2021 është zgjuar nën ombrellën e mjegullës së dendur. Mjegulla ka kufizuar shikueshmërinë si për qytetarët ashtu edhe për drejtuesit e automjeteve.
Shikueshmëria është në një distancë të shkurtër për vetëm 50 metër, prandaj kërkohet të tregohet shumë kujdes gjatë drejtimit të automjeteve në Kukës.
Edhe përdoruesit e Rrugës së Kombit duhet të bëjnë kujdes në uljen e shpejtësisë, rritjen e vigjilencës e përdorimin e dritave të mjegullës, pasi trafiku i lëvizjes është më i lartë e po ashtu prezenca e mjegullës rrisin rrezikun e aksidenteve.