Sociale

Mjegulla e dendur 'pushton' Kukësin, vështirësi në qarkullimin e mjeteve (VIDEO)

13 Tetor, 10:16| Përditesimi: 13 Tetor, 10:54

  • Share

Fillimi i kësaj jave në Kukës ka ardhur nën pushtetin e mjegullës së dendur. Që në orët e para të mëngjesit, qyteti është pushtuar nga mjegulla e cila ka vështirësuar ndjeshëm qarkullimin e automjeteve si në rrugët urbane, ashtu edhe në akset kryesore.

Mjegulla ka mbuluar të gjithë zonën nga Fushë-Dukagjini deri në Tunelin e Kalimashit, duke krijuar kushte të kufizuara shikueshmërie në disa segmente. 

Edhe “Rruga e Kombit” është përfshirë nga ky fenomen meteorologjik. Deri më tani nuk raportohet për aksidente, megjithëse mjegulla e dendur shpesh është bërë shkak për ngjarje të tilla në këtë segment.

Autoritetet rrugore kanë bërë thirrje që drejtuesit e mjeteve të ulin shpejtësinë dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit, për të shmangur aksidente të mundshme. 

Xh.K/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria ndaloi përdorimin e monopatinave, si ju duket vendimi?