TIRANË- Reja e afrikane e pluhurit nga shkretëtirat ka zbritur në alpet e Ballkanit, duke përfshirë edhe Shqipërinë.
Lezha, Durrësi, Tirana, Vlora, Korça, Pogradeci dhe shumë zona të tjera janë "pushtuar" nga mjegulla e dendur.
Prezencë e madhe mjegulle në akset Krujë-Fushë Krujë-Laç-Milot-Patok. ARRSH u kërkon drejtuesve të mjeteve të ulin shpejtësinë.
"Në akset Krujë-Fushë Krujë-Laç-Milot-Patok ka prezencë të madhe mjegulle, e cila sjell vështirësi në qarkullimin e mjeteve. Përdoruesit e rrugës, që janë duke udhëtuar/kaluar drejt këtyre akseve të tregohen të kujdesshëm, të ulin shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore", njofton ARRSH.
Pas Lezhës dhe Durrësit, edhe Vlora është "pushtuar" nga mjegulla e dendur.
Siç shihet nga foto që gazetar i Report Tv, Armand Xhelili sjellë, qyteti është i gjithi "i veshur nga një re gjigante".
Fatmirësisht , ajo nuk ka sjellë probleme në qarkullim, kjo për shkak se të gjithë qytetarët kanë qenë në shtëpi për shkak të orës policore që nis në 20:00.