Kronikë

Mjegulla 'pushton' Kukësin! Kufizon lëvizjet e makinave dhe qytetarëve (VIDEO)

15 Nëntor 2020, 08:54| Përditesimi: 15 Nëntor 2020, 09:53

  • Share

Që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm, qyteti i Kukësit është përfshirë nga mjegulla e dendur.

Kjo ka sjellë mjaft problematika, sidomos në qarkullimin e makinave.

Dendësia më e madhe është në ultësirën e Kukësit për shkak të hapësirës së ujërave të liqenit të Fierzës e që përshkon rrugën e Kombit.

Në kushtet e pamjes së kufizuar, drejtuesit e mjeteve po tregojnë kujdes dhe po ecin me shpejtësi të reduktuar.

Marrë në konsideratë situatën e koronavirusit, këshillohet kufizimi i lëvizjeve përgjatë orëve ku ka prani mjegulle për të shmangur edhe problematikat e të sëmurëve kronikë dhe në rrugët e frymëmarrjes.

E.M./b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?