Kronikë

Mjegulla “rrethon” Durrësin nga të gjitha anët, anija turistike ndez sirenat për ndihmë (FOTO+VIDEO)

26 Tetor 2019, 10:11| Përditesimi: 26 Tetor 2019, 10:37

  • Share

I gjithë qyteti i Durrësit është mbuluar nga mjegulla ditën e sotme, duke bërë që edhe ankorimi në portin e këtij qyteti nga anijet të jetë i vështirë.

Mjegulla e dendur ka bërë që anija turistike ”Sirena” me 670 turistë të huaj që ndodheshin në bordin e saj, të hasë vështirësi në ankorimin në port.

E ndodhur në këto kushte, anija “Sirena” ka ndezur sirena duke kërkuar orientim për akorim, të cilat janë dëgjuar në qytet.

Anija turistike “Sirena” 180 metra e gjatë, me ndihmën e rimorkiatorit ka mundur që ankorohet në port.

 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A do e ndihmojë PD-në në fushatë strategu i Trump, LaCivita?