Mjekësia alternative, 'apiterapia' çelet në Mirditë, qendër për trajtimin e sëmundjeve me anë të bletëve

26 Maj, 17:54| Përditesimi: 26 Maj, 18:27

  • Share

Terapia me anë të thumbimit të bletëve, e njohur ndryshe si “apiterapia” është një metode e lashtë e mjekësisë popullore që përdoret për kurimin e disa sëmundjeve të brendshme.

Zakonisht bletërritësit e kanë aplikuar në kushte shtëpie, por tashmë ka një qendër të mirëfilltë për terapinë e bletëve. Gjendet pranë InfoKullës në Mirditë, në atë të Rrugës së Kombit. Bletërritësi Gjovalin Gega thotë se procedura realizohet me bletëve që lëshojnë thumbin e tyre në pjesë të caktuara të trupit.

“Terapia e bletëve, ajri që ka bleta hyn në organizmin e njeriut. Ndihmon në ftohje. Nëse të dhemb gjuri, e pastron me vendos bletën. Duhet ta dije njeriu a ka alergji më  para. Zgjat 15 ditë terapia. Përdoret shumë”, tregoi Gjovalin Gega, bletërritës në Mirditë.

Specialisti Preng Pepa dhe përgjegjësi i InfoKullës, Nik Nikolli thanë se Mirdita ka potencial të madh për zhvillimin e sektorit të Bletarisë dhe prodhimin e  mjaltit me cilësi të lartë.

“Mirdita ka një territor të përshtatshëm për rritjen e bletëve. Ka një klimë me mikroklimat e saj . Interesi i banorëve për të shtuar numrin e bletëve dhe vizitorve për të marrë produkte të sigurta dhe bio. Është ngritur dhe shtëpia e bletëve. Kemi bletarë shumë të pasionuar. Nuk përdorin medikamente”, tha Nik Nikolli përgjegjës i Info Kulla Mirditë.

Rëndësi ka të sensibilizohen ato që kanë dorë në zhvillimin e bletarisë. Duke shtuar fondet. Duke pasur mundësi me shërbye në energji, ujë të pijshëm, etj”, tha Preng Pepa, specialist bletarie.

Qendra e terapisë u çel në Ditën Ndërkombëtare të Bletëve, në një aktivitet ku morën pjesë bletërritës nga Mirdita e Lezha.

B.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 27/05/2024 01:32

    Substanca qe leshon bleta kur thumbon, permban antibiotike natyrale,kjo eshte ana pozitive dhe kuruese;ana negative eshte se bleta ngordh pasi te thumbon.Une nuk do te doja te sakrifikoja jeten e bleteve per kurime te tilla.Nuk eshte mjaft qe u merret mjalti,dylli e qumeshti, per te cilat punojne aq shume,por tani u marrim dhe jeten per vanitete!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?