Vaksina e gripit

Shëndeti

Mjekët apel qytetarëve: Vaksinohuni kundër gripit, mbrojmë veten dhe të afërmit tanë

27 Janar, 10:36| Përditesimi: 27 Janar, 10:43

  • Share

Teksa jemi në sezonin e virozave, mjekët u bëjnë apel qytetarëve që të vaksinohen kundër gripit.

Gripi mund të shkaktojë komplikacione të rënda, sidomos te fëmijët, gratë shtatzëna dhe personat me sëmundje kronike.

Mjekja e familjes Xhentiljana Nazaj pranë Qendrës Shëndetësore Nr.10 thotë se një rritje e numrit të pacientëve që paraqiten me simptomat e virozave të gripit stinor gjatë këtij muaji.

Mjekja nënvizon se ata që e kanë bërë rregullisht vaksinën e kalojnë virozën më lehtë dhe pa komplikacione.

“Përveç respektimit të kushteve të higjienës, shmangia e ekspozimit në ambiente të mbyllura me shumë persona, ushqimi i shëndetshëm, faktori më i rëndësishëm mbrojtës është vaksinimi nga gripi stinor. Ne i ofrojmë vaksinat e gripit në qendrat tona shëndetësore dhe vazhdojmë t’i aplikojmë. Vihet re që pacientët që e kanë kryer rregullisht vaksinën e gripit, e kalojnë më lehtë virozën e stinës me simptoma më te lehta dhe pa komplikacione.

Unë si mjeke rekomandoj që të gjithë personat që nuk e kanë kryer vaksinën e gripit të paraqiten pranë mjekut të familjes që ta kryejnë atë sepse duke u vaksinuar ne mbrojmë veten dhe personat afër nesh”, thotë mjekja Nazaj.

Video u shpërnda nga ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?