Mjekët bullgarë dy ditë vizita në Pustec, shihet mundësia e zgjatjes së bashkëpunimit! Banorët: Qendra shëndetësore nuk ka staf e aparatura

23 Gusht 2023, 17:06| Përditesimi: 23 Gusht 2023, 17:17

  • Share

Një ekip nga Bullgaria kreu për dy ditë rresht vizita mjekësore për banorët e Pustecit dhe i dhuroi qendrës shëndetësore një defibrilator. Banorët shprehën mirënjohje dhe thanë se autoritetet duhet të shtojnë urgjentisht stafin dhe të rikonstruktojnë qendrën që u shërben 3 mijë banorëve.

Qendra shëndetësore e Pustecit në Korçë, për shkak numrit të vogël të shërbimeve dhe mjekëve, prej vitesh nuk kishte parë një fluks të tillë qytetarësh.

Një ekip mjekësor i ardhur nga Bullgaria e sidomos prezenca e mjekut kardiolog Ivo Petrov, bëri që për 2 ditë me radhë në këtë qendër që u shërben mbi 3 mijë banorëve, të kryhen mbi 200 vizita mjekësore.

“Ndodhemi në Pustec. Jemi mbledhur për të ërë vizita falas komunitetit të kësaj popullsie që një pjesë e mirë është me prejardhje Bullgare. Kemi sjellë një ndër profesorët më të mirë me famë botërore. Vizitat janë kardiologjike. Njerëzit janë të kënaqur. Këtu kemi vetëm një mjet të mirëfilltë por jo të specializuar”, tregoi organizatorja, Sofika Male.

Gjatë vizitave rezultoi se një pjesë e banorëve kishin nevojë për trajtime më të specializuara ndaj dhe po shihet mundësia e vijimit të mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve.

“Vijmë nga Bullgaria dhe jemi të kënaqur të ndihmojmë banorët e Pustecit, sa i përket problemeve dhe nevojave të kardiologjisë që mbetet një nga problemet kryesore të popujve të ballkanit. Kemi pasur mbi 200 vizita deri tani dhe mund të them se 10% e tyre kanë nevojë për trajtime më të specializuara. Vizitat e deritanishme kanë qënë te specializuara dhe do të shohim mundësinë për ti vijuara ato dhe në vazhdim”, tha mjeku kardiolog, Ivo Petrov.

Banorët thonë se prej dekadash detyrohen t’i kryejnë vizitat e nevojshme në spitalin e Korçës, pasi qendra e tyre ka mungesë stafi.

 “Në kohën e enver hoxhës këtu kishte 3 mjek, kishte analiza. Sot vetëm një doctor dhe 4 infermirë. Kalojnë 5 ditë dhe ditën e 6 dhe 7 nuk ka njeri këtu. Tashi ne duam të ketë për shëndetësinë në 7 ditë në 24 orë. Duam të ketë 2 doktorra. Po të shtunë dhe të dielë që nuk ka njeri. Unë kam shkuar 2 herë në spitalin e Korçës. Kam paguar makinën dhe me zor e kam gjetur makinë. Ju bëjmë thirrje që të vënë 2 doktorr dhe shërbime 7 ditë në javë. Edshe në mes të natës do të vijnë njerëzit”, tha një banor.

Përveç mungesës së mjekëve, qendra shëndetësore e Pustecit ku banojnë më së shumti pakicat maqedonase e bullgare është edhe e amortizuar, pasi prej vitesh nuk është bërë asnjë investim. 

Një doktor, një kryeinfermier, një mami, një mjek dhe një mjek për check app.

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?