Mjekët e familjes do ndjekin pacientët me COVID-19, Spahia: Nëse Rama do kishte dëgjuar më herët kërkesën tonë, sot do kishim më pak të infektuar

6 Prill 2020, 17:10| Përditesimi: 6 Prill 2020, 17:15

  • Share

Vendimi i Ministres së Shëndetësisë, Manastirliu se mjekët e familjes do të ndjekin pacientët me COVID-19 që janë të karantinuar në shtëpitë e tyre, ka sjellë reagimin e ish deputetit të Partisë Demokratike, Bardh Spahia.

Spahia u shpreh se Rama nuk duhet të merret me sulmet ndaj opozitës por të kuptojë që është më mirë kur dëgjon dhe mëson dhe sipas tij, ky mësim i erdhi nga opozita me kërkesën e saj prej kohësh për të përfshirë në luftën ndaj COVID-19 dhe mjekët e familjes. Ai shkruan se nëse kjo kërkesë e opozitës do të ishte dëgjuar më herët, atëherë numri i të infektuarve do të ishte më i ulët.

"Edi Rama është edhe pa ide, edhe i papërgatitur, edhe i vjetruar, por përsëri harxhon kohë me sulme bajate politike ndaj opozitës. Partia Demokratike po luan rolin e vet konstruktiv duke mbështetur institucionet e shëndetësisë, duke bërë propozime konkrete dhe duke u ardhur në ndihmë qytetarëve. Ky rast e provon më së miri këtë: 3 javë pasi çdo ditë ekspertët e Partisë Demokratike kërkojnë që në luftën ndaj COVID-19 të përfshihen edhe mjekët e familjes, më së fundmi sot Ministrja e Shëndetësisë, njoftoi vënien në lëvizje të këtij mekanizimi.

Me mjetet e duhura të mbrojtës, mjekët e familjes ishin të domosdoshëm që në fillimet e kësaj beteje. Nëse propozimi ynë nuk do të ishte dëgjuar, mësuar dhe kopjuar, me kaq vonese, sot me shumë siguri, numri i personave të infektuar do të ishte më i ulët, numri i personave të identifikuar si të prekur dhe diagnostikuar në kohë do të ishte më i lartë dhe mund të kishim shpëtuar jetë. Edi Rama duhet ta kuptojë që është më mirë kur dëgjon, mëson dhe kopjon, sesa kur sulmon opozitën", shkruan Spahia.

Komento

Komente

  • Demokrat Kavaja: 06/04/2020 18:33

    A more pjesë në PROTESTË më 2 mars në Tiranë...?! ITALIA ishte në valën e alarmit....Ju SHKODRANT rrifnit gjoksin....jemi rracë e FORTË e nuk na kap koronavirusi...Boni THIRRJE Sali Berishës VISH PËRPAJSEN e bardhë e hajde në SHKODËR se të kanë VOTUAR gjithmonë...e sot ju TRADHËTOI...

    Përgjigju
  • Beli: 06/04/2020 17:28

    Hahahahahaha cdo gje thuaj po te quash te vjeteruar edi ramen ju ja kaloni mumjeve

    Përgjigju
  • ÇUNI SPIUNIT ALI SPAHIA: 06/04/2020 17:24

    Ky qeni bardh spahia është doktor ky fundrrin. A e keni par ju ktë bastard vetëm lef pa pushim. Po ky qen bir qeni 400 brezash është doktor pse se vesh përparsen e të ndihmoj popullin të ndihmoj Shkodrën. Po ky qen vetëm lef e thot boni se them un e mos boni si boj un.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?