Shkëlqim Hajdari

Kronikë

Thirrja e Kreut të Task-Forcës Shkëlqim Hajdari: Mjekët e familjes të udhëheqin mjekimin e pacientëve që preken nga virusi

10 Nëntor 2020, 19:36| Përditesimi: 11 Nëntor 2020, 10:32

  • Share

Shifrat e të infektuarve me COVID-19 në Shqipëri po vijnë duke u rritur nga dita në ditë. Ky numër i lartë i të infektuarve po krijon një situatë alarmante dhe një dyndje në spitalet covid.

Kreu i Task-Forcës dhe njëherësh Inspektori i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë Shkëlqim Hajdari në një njoftim në rrjetet e tij sociale ka bërë një thirrje për të gjithë.

Ai shprehet nëpërmjet një këshille se mjekët e familjes duhet të udhëheqin mjekimin e pacientëve që preken nga COVID-19 dhe se është më mirë që ai të bëjë mjekimin dhe ndjekjen e pacientit në shtëpi.Në këtë mënyrë evitohet edhe fluksi i tepërt nëpër spitalet covid.

Ai shprehet se shërimi më i mirë është në shtëpi, duke u mjekuar që n fillim, pa frikë e pa panik, sigurisht duke respektuar protokollet.

Mirënjohje, Dr. Bruna Shiroka dhe stafit të Qendrës Shëndetësore Nr. 3 Tiranë, të cilët po mbulojnë me asistencë mjekësore të shkëlqyer, mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve dhe shërimin e plotë, e pa pasoja nga covid 19. Thirrja ime publike është: “Mjekët e familjes të udhëheqin mjekimin e pacientëve që preken nga virusi”!

Mjekimet tashmë dihen, mjeku i familjes ka kartelën mjekësore për çdo qytetar dhe askush më mirë se ai nuk mund të bëjë mjekimin dhe ndjekjen e pacientit në shtëpi.

Miq, mos mbani sytë nga spitali, shërimi më i mirë është në shtëpi, me njerëzit tuaj, duke u mjekuar që në fillim, pa asnjë frikë e panik, duke respektuar protokollet e higjienës.

Shumica e njerëzve do ta kaloj këtë virus, pa asnjë pasojë, shprehet ai në rrjetin e tij social Facebook 

E.M./B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bes: 10/11/2020 22:11

    Ca te bej mjeku familjes me pare po japin ilace pa ber vizita kush shkon per nje hall qe ska lidhje me covid ju jepen mjekime me anribiotik pa ju bere analiza. Keq mjekimi eshte denim me vdekje. Do 2 jave te maresh pergjigje tamponi. 2 jave qe mer medikamete kot pa lidhje me hallin qe ke. Normalisht qr gjendja pacientit rendohet. Ju po vrisni njerzer nga keq diagnosrikimi.

    Përgjigju
  • Cimka: 10/11/2020 21:23

    Une tham ta udheheqi Fundjava Ndryshe me mire. Keshtu e ke me kollaj te pastrosh parate e tua dhe te miqve te tu te koruptuar.

    Përgjigju
  • Toni: 10/11/2020 20:46

    O ignorante, o plere, po si ti drejtoje mjeku i familjes mjwkimet per covid, cfare kushte i keni plotesuar ju atyre? Ne asnje vend te botes nuk i ndjek mjeku i familjes o obastarda.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?