Armend Zemaj

‘Mjekët e Kosovës të vijnë dhe të vaksinohen në Kukës’, ministri i Shëndetësisë, Zemaj i përgjigjet Ramës: Kemi hartuar planin tonë

13 Mars 2021, 17:24| Përditesimi: 13 Mars 2021, 17:34

  • Share

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë e Kosova tashmë ka plan të hartuar se si do të zhvillohet vaksinimi kundër koronavirusit, kur është pyetur për premtimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, se stafin shëndetësor të Kosovës do ta vaksinojnë në Kukës.

Në një përgjigje për mediat kosovare, Zemaj s’ka pranuar të flasë nëse do të marrin vaksinat e premtuara nga Shqipëria. Ai ka thënë se Kosova tashmë ka plan të hartuar si do të zhvillohet vaksinimi, edhe pse ende asnjë vaksinë anti-COVID s’është në Kosovë.

“Prioritet është vaksinimi i kuadrit shëndetësor, kur dihet përkushtimi i tyre dhe vdekja e mjekëve dhe infermierëve duke trajtuar virusin. Ne kemi plan të hartuar si do të zhvillohet vaksinimi, prioritet janë kuadri shëndetësor”, ka deklaruar Zemaj, i pyetur nëse do e dërgojnë stafin shëndetësor për t’u vaksinuar në Shqipëri, pas thirrjes së Edi Ramës.

Kosova është ndër pak shtetet që kanë mbetur pa vaksina edhe pse autoritetet kishin thënë se një gjë e tillë do të ndodhte në shkurt. Ndërkohë që kreu i qeverisë Edi Rama, një ditë më parë tha se do të lidhin kontaktet me autoritetet në Kosovë që bluzat e bardha në spitalet COVID atje, të vijnë të vaksinohen në Kukës.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • dulja: 14/03/2021 04:56

    ikni bejeni ne serbi ai eshte plani juaje ,kure kerkonit arme ku i gjetet doni dhe bashkim kombetare ju hyy

    Përgjigju
  • BENI: 14/03/2021 00:44

    JEPINI KETYRE MUTRAVE CA vaksina astrazeneke,,,,SE DO JU BEJE MIRE,,,DO I COJE ATY KU E KANE VENDIN NE QENEF...

    Përgjigju
  • Lala: 13/03/2021 19:43

    Ja qe vaksinat duhen vetem per ne.keta ropshat kan pordh .mos u jep gje e leji te bejn sic u thot albini.

    Përgjigju
    • O Lala: 14/03/2021 06:46

      Ti si kto Robshat qenke, o bej cte them Une o je kundra meje. Yttttt rrac gjak prishur.... Po nuk esht pordh, esht fisnikeri. Menyre e kulturuar per ti then Ty pordha madhe qe skemi cfare ndajm se aq kemi dhe Ne. O Lala, ik ha noi cop kak se s’qenke per me komentu ta q..t Turku lagjen

  • Erik: 13/03/2021 18:16

    Te dhjere, por krenare! Bar do hame, por doren s'ia shtrijme Rames.

    Përgjigju
  • Burgajeti: 13/03/2021 18:04

    PD plus LSI dhe haleatet e tyre,te gjithe bashke,kane mbeshtetjen e vetem 14.5 perqind te Shqiptareve.Kete e tregon deri me tani ky sondazh... Dhe kjo Monke cizmja pretendon se do fitoje e per me teper do marre dhe 100 mandate... Me siguri dhe sulmi dhe perdhunimi qe ju beri policise bashkiake palopresidenti do marre me "shume" se...lejen e pensionimit te perjetshem diku andej nga ai burgu i REC-it...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?