Kronikë
Politikë
Shëndeti

Mjekët e QSUT-së përgënjeshtrojnë deputeten e PD-së: Herceptina është marrë nga çdo pacient

30 Korrik 2018, 13:38| Përditesimi: 30 Korrik 2018, 15:05

  • Share

Tiranë- Pas deklaratës së deputetes demokrate, Orjola Pampuri e cila në një dalje për mediat nga oborri i QSUT-së, akuzoi se ka mungesë të kiomiopreparatit, ka ardhur një reagim zyrtar nga mjekët e qendrës spitalore. Në një deklaratë për mediat, mjekët kanë mohuar mungesën e këtij herceptinës dhe kanë siguruar se të gjithë pacientët e kanë marrë falas këtë kimiopreparat.

Deklarata e mjekëve të QSUT:

“Stafi i shërbimit onkologjik dhe drejtoria e QSUT ndihen shumë të çuditur dhe të prekur nga një deklaratë e pavërtetë mbi trajtimin me herceptinë të pacienteve me kancer gjiri. Sqarojmë se në sajë të mbështetjes së q everisë shqiptare, gjatë gjithë këtij viti shërbimi onkologjik është furnizuar rregullisht në të dyja format e dozimit, venoze dhe subkutane. Vetëm sot janë trajtuar 27 persona. I ftojmë deputetët të mos përhapin lajme të rreme. Dezinformimi nuk ndihmon askënd. Deputetët e interesuar mjafton të kërkonin informacion në QSUT. Të mos politizohen sëmundjet.

Më herët, deputetja demokrate Orjola Pampuri tha:

"Në korridoret e spitalit ku presin pacientët, mungon kimiopreparati. Kjo përkeqëson gjendjen e tyre dhe nxit kaos në marrëdhënien mjek-pacient. Seancat janë të rëndësishme, këta pacientë mund të marr një kurë sipas fatit. Të tjerët presin me muaj. Ky është mashtrimi i radhës me herceptinën.”

Komento

Komente

  • geg hyseni: 31/07/2018 05:45

    Ne vend qe tu japin mesazhe optimizmi pacienteve, qe perballen me vdekjen,edhe me fatkeqesine e tyre bejne politike te ndyre, duke dizinformuar opinionin...A ka ligj, shtet apo dreq qe u tregon vendin ketyre monstrave...

    Përgjigju
  • Donela: 30/07/2018 14:24

    Jane mesuar keta mashtruesit e PD-se,vetem balte ne menyren me te shemtuar,jane bere te neveritshem.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?