Dyshohet se u helmua në çaj/ Mjekët i japin leje Alexei Navalny që të shkojë në Gjermani për kurim

21 Gusht 2020, 11:25| Përditesimi: 21 Gusht 2020, 22:32

  • Share

"Gjendja shëndetsore e Alexei Navajny, nuk e favorizon dërgimin e tij për kurim jashtë vendit", - ka qënë kjo deklarata e mjekëve të cilët po trajtojnë liderin opozitar rus, i cili gjendet në gjendje kome prej ditës së djeshme, pas konsumimit të një çaji, i cili dyshohet të ketë qënë i helmuar, megjithatë bluzat e bardha "kanë ndërruar mendje" dhe i kanë dhënë leje megjithatë që të shkoj në Gjermani për kurim.

Aleatët e Navalny besojnë se helmimi i tij është i lidhur me veprimtarinë e tij politike. Zëshënësja e tij deklaron se asnjë nga familjarët dhe bahkëppunëtorët e tij nuk lejohen për të takuar Navalny. Navalny ishte në një fluturim nga Siberia për në Moskë herët të enjten në mëngjes kur aeroplani duhej të bënte një ulje emergjente për shkak të një përkeqësimi të papritur të shëndetit të tij.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?