Mjekët shqiptarë në Itali, Spiropali iu kthehet kritikëve: Pyka që historia i ka qeshur dhe koha i ka flakur

29 Mars 2020, 17:29| Përditesimi: 29 Mars 2020, 17:42

  • Share

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali i cilëson si capak faqezinj të gjithë ata që dolën kundër vendimit të qeverisë për të dërguar mjekë dhe infermierë në Itali në këtë kohë të vështirë nga koronavirusi.

"Mbërritja e 30 mjekëve dhe infermierëve shqiptarë në Itali për të luftuar kundër Covid-19, ka zënë sot faqet kryesore të mediave përtej Adriatikut dhe ka shkaktuar një reagim entuziast në të gjitha nivelet e shoqërisë italiane.

Conte dhe Di Maio kanë përcjellë fjalën e Kryeministrit Rama, dhjetra politikanë, kryetarë bashkish e autoritete të tjera, i jane bashkuar falenderimit, mjekë, gazetarë, mijëra italianë të zakonshëm që i ka zënë hall i madh në luftën me armikun e pabesë, kanë shprehur mirënjohjen e tyre me fjalë nga më të zgjedhurat. Ky akt i autoriteve shqiptare dhe ky gjest human i mjekëve tanë, na përbashkon, shqiptarë dhe italianë, në një ndjenjë mallëngjyese solidariteti mes dy vendeve dhe dy popujve që ndajnë shumë histori nga më të dhimbshmet.

Italianët na janë gjendur si askush tjetër në kohët më të vështira, kur shqiptarët kërkonin strehë larg pushtimit, poshtërimit apo varfërisë, por edhe sot kur duam t'i bashkohemi institucionalisht Evropës së bashkuar. Ne nuk harrojmë, do t'ju gjendemi miqve tanë sot në këtë ditë të zezë, dhe kurdoherë që fati do të na sfidojë.

Në kontrast me këtë shpërthim reagimesh humane andej, capak faqezinj këtej, po sulmojnë ideatorin, kryeministrin, qeverinë, dhe këtë vendim që i ka dhënë krenari shqiptarëve kudo ku ndodhen. S'ka problem. Ka patur gjithmonë Shqipëria pyka të tilla që historia i ka qeshur dhe koha i ka flakur. Krenare për Shqipërinë" shkruan Spiropali.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Petrit: 30/03/2020 13:01

    E paska bere nje gabim Noli ne fjalimin e tij per pykat... Ka harruar te permende pykeshat....

    Përgjigju
  • Mbretereshe je ok...: 29/03/2020 17:41

    Mese e vertete ..Keshtu duhet pergjigjur ketyre mbeturinave qe Jane Kriminele te popullit...Suksese se jemi me Juve dhe jo me Kriminelet ..

    Përgjigju
  • Veri: 29/03/2020 17:34

    Mbaja hajdarin ne goje edit ti rrugace ordinere.....

    Përgjigju
    • te na rroje shpk e lesht e dhis: 29/03/2020 20:07

      dolen keta te ndreshmit e gjirit veror qe e mbajn ne goje 24 ore ne dite te tjereve dhe per nje sharje e marrin prap ne goje

    • I pandehuri Basha: 29/03/2020 20:02

      Do ishte me e llogjikshme te mbaje ti......ndoshta jo, sepse mbase te pelqen......

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?