Drejtoria e QSUT ka pezulluar nga puna mjekët e përfshirë në dosjen “Kobalti”, Alketa Pere, Brikena Qirjazi, Edmond Gashi si dhe koordinatorin Emiljano Lela.
Pas skandalit në shërbimin onkologjik është acaruar marrëdhënia mjek pacient ku edhe ata të cilat nuk i kanë emrat në dosjen e prokurorisë, po përballen me agresivitetin e familjarëve të pacientëve.
Sotiraq Senjo, mjek onkolog: “Puna vazhdon normalisht. E vetmja gjë që shohim është që pacientët janë bërë më mosbesues dhe kjo nuk i shërben fare pacientëve.
Ka agresivitet nga pacientët?
Sotiraq Senjo, mjek onkolog: Mua më kanë marrë familjarë të pacientëve dhe më kanë thënë që nuk kanë ecur mirë pacientët se nuk i është futur uji, apo nuk i kanë rënë flokët. Por jo me të gjitha kimio terapitë të bien flokët.
Marrëdhënia mjek- pacient është dëmtuar dhe kjo do të ketë efekte afatgjata. Jo të gjithë pacientët ecin mirë nën trajtim. Ata që do të ecin keq do të jenë mosbesues. Çdo të bëjmë tani, do thërrasim prokurorinë për Çdo gjë?
Përfshirja e disa individëve në skemat e korrupsionit, po penalizion të gjithë mjekët që ofrojnë shërbim në Onkologjik shumë prej të cilëve kanë shpëtuar jetë njerëzish.
Si i lexoni ju ato radhë të përgjimeve ku thuhej që mjekët ulin dozat e kimioterapisë?
Sotiraq Senjo, mjek onkolog: Mjekët ulin dozat e kimioterapisë, kjo është diçka normale që ndodh në raste komplikacionesh, por nuk do të thotë që ulet doza me qëllimin për të shitur. Mjeku nuk ka asnjë kontakt e ilaçet. Mjeku plotëson recetën dhe e dërgon nëpërmjet infermieres në farmacinë qendrore ku tretet ilaçi dhe nuk ka asnjë kontakt me ilaçin. Nuk mund të marrë mjeku ilaçin dhe ta shesë.
Ekipi i mjekëve në shërbimin onkologjik shprehet i revoltuar pasi janë kundër hetimeve që ndërmerr prokuroria, por publikimi i dosjes sipas tyre është i patolerueshëm pasi cenon rëndë imazhin e të gjithë bluzave të bardha.
Në dosjen e prokurorisë përfshihet dhe brakiterapia e cila ka mbërritur që në kohën e pandemisë dhe për të cilën mjekët kanë denoncuar pasi burimi i rrezatimit nuk kishte bunker të posaçëm dhe rrezatimi dëmtonte mjekët dhe pacientët.
Mjekët janë të alarmuar pasi thonë që ky burim rrezatimi është shumë pranë ku ata ofrojnë shërbim?
Rozana Buci, fizikante mjekësore: Ky burim është i kapsuluar dhe në ambientet ku lëvizin në asnjë moment nuk ka pasur doza rrezatimi mbi nivelin e lejuar. Nëse ky burim do të ishte në punë gjatë asaj kohe, atëherë mjekët do kishin të drejtë të shqetësoheshin.
Ky burim rrezatimi është nxjerrë nga kapsulimi vetëm për t’u testuar dhe nuk është vënë asnjë herë në funksion ndërkohë që ka vetëm një vit kohë që të mund të përdoret ende./TCH
Po boll more ku e keni humanizmin? Te paktën meshirojini njerëzit se për të tjerat asgjë s'u ka mbetur. Ju zënte kanceri vetë që t'i kuptoni këta hallexhinj.
PërgjigjuLeku ju ka zenë sytë të gjithve ska me humanizëm,profesionalizëm.Ky fenomen ka 30 vite që është rrënjosur në sistemin shëndetësor dhe jo vetëm .Pra ky stan këtë bulmet do të nxjerri!!!! zoti bekoftë Shqipërinë e bukur
PërgjigjuI dashur doktorr me tere kete turp e tmerr po beheni dhe qesharak me keto qe dilni e thoni.Juve edhe njemiljard tua cojne rrogat te njejten gje do beni.Dhe jo vetem te onkologjiku por kudo ne te gjitha spitalet se edhe te mjeku i familjes te shkosh te shikon sikur si ka dale gjumi e ngre super kur i thua shqetsimet si pacient e te thote cte te beje une etj etj etj. Une e di sa kam harxhuar neper privat vetem nga indiferenca e mjekut. Shkova te beja nje eko ne qytetin tim ne shtet dhe akoma spo e mbledh veten nga sjellja e mjekut. U detyrova vajta ne privat cte beja.Dhe me cdegjojme dhe aty seshte per te patur besim . Shendeti eshte i pari themi te gjithe por keta sikur jane betuar te na fusin ne dhe te gjithe.
PërgjigjuKane frike se do u dalin te palarat, prandaj po e mbrojne njeri tjetrin. Kane marre te gjithe bonuse per pacientet qe dergonin per rreze tek spitali hygeia. Paguanin hallexhinjte, e keta i merrni rroga mujore.
PërgjigjuEdhe ky pjese e bandes eshte, interesohuni se ku e ka djalin ky doktori me rroge shteti,ne nje nga shkollat me te shtrenjta ne tirane, dhe e shet neper shok qe e ka me burse. Le ti beje drejtesia nje vizite neper banka e neper shtepite qr kane. Do gjejne thesare si te atyre Sky-ecc.
PërgjigjuMe gjakftoft o arif.edhe Po e pati ne shkoll private djalin sfo me then QE esht sesben mjek rrushfetxhi .un ne ushtri punoj e me rrog I paguaj femijes shkollen .prindi sakrifikon.mos I fusni te gjithe ne ne Thes.ka DHE njerez te mir akoma.ka akoma shpres.spo flas per mjekun ne fjale
Po djali i ketij more kryeidiot, ore rrote debili eshte ne oragnizaten boterore te gjenive per shkak te inteligjences. Hape dhe lexoje! Une e kuptoj sensacionin qe ben nje mjek qe ka para sepse sipas mentalitetit rq tendit dhe shume te tjereve si ty, mjeku duhet te jete nen fukarain. Ik ore tqr
Fajin e keni ju mjeket, qe nuk beheni grup dhe kerkoni tja hedhni fajin shtetit, nderkohe po te beheni bashke brenda 24 oreve mbyllni sherbimin dhe Hidhni qeverine brenda 24 oreve. Tregojuni dhe ju vendin ketyre politikaneve, qe gjerat te marin peshe dhe rendesi ne momentin e duhur me nje revolte ndaj ketij shteti banditesk. Ne te kundert, heshtni, se asgje nuk zgjidh i me individualitetin tuaj perkundrazi inkurajoni te rinjt profesionist te ikin jashte ne gjermani e te ngelet vendi ne doren e nje piktori
PërgjigjuMjekësia skandal në çdo klinik duke filluar nga mjeku i familjes e inferiri nuk punohet si duhet në klinikën 21 dhjetori rezil kam pas disa vizit nuk bohet punë pa kek
denisa nuk jemi ne kohen e haxhi qamilit ? piktorin e vlerson populli me vote pavarsisht se ty te pelqejne rrumpallxhijte ne qeveri