Spitali Rajonal i Gjirokastrës

Sociale

Mjekimi në Tiranë i shpëtoi këmbën nga prerja të resë nga Përmeti: Spitali Rajonal i Gjirokastrës pa antidot kundër pickimit të gjarprit

12 Korrik, 13:29| Përditesimi: 12 Korrik, 13:37

  • Share

Një e re ka shpëtuar për pak nga prerja e këmbës. Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë në Përmet, kur Lediana A., 26 vjeçe, ka rënë pre e pickimit helmues të gjarprit.

 E reja është çuar me urgjencë në Spitalin e Përmetit për të marrë ndihmën e parë. Më pas ajo është nisur me urgjencë për në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës, me shpresën se do t’i injektohej kundërhelmi që mungonte në Spitalin e Përmetit. Në momentin kur në Gjirokastër mungonte antidoti, vajza e re u dërgua me urgjencë për në Spitalin e Traumës në Tiranë, nga ku dhe iu injektua ilaçi kundërhelm.

Për fat të mirë vajzës i shpëtoi këmba, pasi do t’i ishte amputuar nëse do të vonohej edhe më, pasi helmi i gjarprit i kishte depërtuar deri në rrezen e kofshës – janë shprehur familjarët e vajzës duke iu referuar mjekëve kryeqytetas.

Në një sezon kur tërbimi i gjarprit është evident nga vapa, në spitalet e Qarkut të Gjirokastrës me popullsi 134 mijë banorë, nuk gjendet një antidot i vetëm kundër pickimit të gjarpërinjve.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Rama kërkon shkarkimin e administratorëve e nënkryetarëve, si e vlerësoni?