Çfarë është sindromi metabolik dhe si mundemi të parandalojmë?
E ftuar në studio për këtë çështje shëndetësore, në emisionin “Klinika 24” në Report TV, me autore Doreada Mio, ishte Albana Daka, mjeke laboratori dhe nutricioniste.
“Sindromi metabolik së pari është një shqetësim që vendoset pas një mbipeshe apo obeziteti, që kur instalohet me kalimin e viteve është një inflamacion kronik për trupin dhe krijon probleme në organizëm, duke sëmurur organet kryesore si zemra, apo problematika me yndyrnat, prekje të mëlçisë, dhjamosje organesh, veshje të pankreasit dhe rezistencë insulinike, që janë dhe fazat e para të diabetit të tipit 2”, shpjegoi mjekja.
Me rritjen, bën një obeziteti të nisë që në fëmijëri, duke instaluar sindromin metabolik, duke pasur tendencë më të madhe tek meshkujt. Organi i fundit që prek sindromi metabolik, sipas mjekes Daka, janë veshkat.
Aktiviteti fizik, jeta sedentare, vlerat e tensionit, të sheqerit, janë tregues që tregojnë se sindromi metabolik ka nisur të veprojë, duke ndikuar direkt dhe në funksionin e veshkave, që më pas kërkon asistencën e mjekut.
Daka tha se rekomandohet që të bëhen here pas here dhe analizat e gjakut, për të parë dhe aty parametrat, pasi janë tregues të pashmangshëm.
Lajmi kryesor:
‘Klinika 24’ në Report Tv/ Muaji Mars, koha për t'u ndërgjegjësuar për kancerin e zorrës së trashë, mjekët: Mos e neglizhoni, shenjat dhe faktorët e sëmundjes
A.Q/E.H/ReportTv.al
