Mjekja alergologe nga Klinika Vera Virhov: Ja kujdesi që duhet të tregoni nga alergjitë e stinës dhe si mund të trajtohen

13 Prill, 20:31| Përditesimi: 13 Prill, 20:45

  • Share

E ftuar në emisionin “Klinika 24” në Report TV, me moderatore Doreada Mio, ishte mjekja alergologe Enkeleda Kryeziu nga Klinika Vera Virhov. Ajo foli për alergjitë e stinës, pasi tani që jemi në pranverë, ka shumë raste të shtuara të alergjive.

"Në këtë stinë kemi përqëndrimin më të madh ponenik dhe ditët me diell në Shqipëri numërohen 280 ditë kalendarike.  Kjo është  në dizavantazhin e personave që vuajnë nga alergjia”, tha në fillim të bisedës mjekja, duke shtuar se poleni është shumë më agresiv kur kemi  pikun e temperaturave dhe ditë që shoqërohen me erë.

Së fundmi janë përmbysur shumë mite që kanë të bëjnë me sëmundjet alergjike, pasi kohë më parë sëmundjet alergjike nuk kishin relevancë klinike, në raport më sëmundjet e tjera dhe sipas mjekes mendohet se deri në vitin 2050 një në dy persona do vuajë nga alergjia.

“Një ndikim të shtuar në alergji ka dhe ndotja ambientale, ndërsa më parë faktori ka qenë vetëm aspekti genetik”, shtoi mjekja, pa harruar të thoshte se dhe përdorimi i cigares e bën sëmundjen më agresive.

Një polen nuk mund të shihet më sy të lirë, ndërsa gjendet me sasi të madhe rreth nesh. Duke vëzhguar kalendarin polenik që ka qenë shumë mirë i detajuar, tashme kemi ndryshime të mëdha në faktorët e alergjisë, si dhe të kohës së zgjatjes së sezonit të alergjisë.

“Aktualisht ne jemi tek periudha e prill-qershorit që dominon pjesa e ullirit, betula dhe Graminacet, ku futen dhe barërat e kultivuara”, shtoi mjekja në studio, duke shtuar se ne mund të themi se kemi të bëjmë me sëmundje alergjike kur kemi periodicitet.

Një person që vuan nga poleni, mund të jetë alergjik dhe nga disa ushqime, qofshin këto perime, apo fruta", për shembull  mollë, selino apo luleshtrydhe dhe kur pacienti i ha, nis të ketë probleme”, tha mjekja.

Në këto raste na ndihmon dhe alergologjia molekulare që është analizimi i gjakut në alergen madhor dhe minor, për të kuptuar se çfarë shkakton realisht alergjinë. Njerëzit kryesisht duhet të evitojnë shëtitjet në temperaturat më të larta të ditës, ditët me erë apo ditët me thatësirë të madhe të ajrit.

Nëse individi ndjek në mënyrë të saktë rekomandimet e mjekut për alergjitë, përmirëson cilësinë e jetës shumë shpejt sipas mjekes. Për të patur një kontroll ndaj alergjive, rekomandohet imunoterapia që ka dy mënyra: ose me shpime në lëkurë, ose sublinguale, pra me pika nga goja. Në fund mjekja tha se pacienti duhet të ketë një lidhje të ngushtë me mjekun.

Ora 20:39
Mjekja gastro-hepatologe: Cilat ushqime duhet të shmangni për të mos patur probleme me kancerin e zorrës së trashë

 

Mjekja Gastro-Hepatologe Zana Nikolla në një lidhje skype nga Shtetet e Bashkuara për emisionin “Klinika 24” në Report TV, me moderatore Doreada Mio, dha disa këshilla për sëmundjet gastro-intestinale dhe parandalimin e kancerit të zorrës së trashë

“Këtu në Amerikë, kanceri i zorrës së trashë është i treti më i përhapur dhe nuk mungon sensibilizimi shumë aktiv i publikut dhe muaji mars është muaji i sensibilizimit”, tha në fillit të bisedës mjekja, duke shtuar se ka shumë faktorë për këtë sëmundje që sigurisht kryesohen nga gjenetika, mosha e pacientit, prezenca e yndyrnave shtazore në dietën e vendasve këtu pasi kanë shumë qejf ushqimin e shpejtë, faktor tjetër është obeziteti dhe diabeti, jeta sedentare, konsumimi i madh i alkoolit dhe duhanit si dhe koliti ulceroz.

“Disa faktorë janë të parandalueshëm dhe disa janë  jo të parandalueshëm, për shembull dietën apo aktivitetin fizik, obezitetin e kemi në dorë”.

Vitet e fundit është vënë re se kanceri i zorrës së trashë shfaqet dhe në mosha shumë të re dhe ndodh mbi moshat 45-50 vjecare.

Sipas mjekes, depistimi i hershëm është zgjidhja për të kapur në kohë sëmundjen.Sipas studimeve, personat që bëjnë kontrolle mjekësore dhe depistohen, kanë 50% ulje në kancerin e zorrës dhe në vdekshmëri.

Testet në kohë si ajo klasike dhe testet radiologjike janë zgjidhja më e mirë për të parandaluar.

Por a kemi disa këshilla dhe rekomandime që mund të na ndihmojnë që të parandalojmë sëmundjen sipas mjekes? Së pari eliminimi i ushqimit të shpejtë dhe mishin të kuq në sasi të mëdha duhet shmangur, konsumin e mishit jo më shumë se 2-3 herë në javë.

Me djathin duhet të bëjmë pak kujdes mos e teprojmë, si produkt shtazor dhe kujdesi me yndyrnat shtazore.

B.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?