Mjekja Brikena Danaj në 'Klinika 24': Operacionet e veshëve dhe hundës, duhet të bëhen pas moshës 18 vjeç

3 Nëntor, 14:02| Përditesimi: 3 Nëntor, 14:37

  • Share

E ftuar në emisionin “Klinika 24” në Report TV, me moderatore Doreada Mio, ishte Brikena Danaj, kirurge ORL.

”Jemi ne stinën e vjeshtës dhe hasim në viroza të shumta sidomos tek fëmijët dhe afektojnë traktin e sipërm respirator ku preken fyti dhe hunda”, tha në fillim të bisedës Brikena, duke shtuar se çerdhet dhe kopshtet ndikojnë në përhapjen e virozave mes fëmijëve.

Sipas saj është tendenca që kur prindërit kanë probleme me fëmijët, nxitohen të marrin antibiotikë sa më parë, gjë që është e gabuar. Çdo gjë do të bëhet vetëm me rekomandimin e mjekut, pa u nxituar te antibotiku.

Më pas kirurgia foli dhe për rastin e djalit francez që kishte bërë suicide pasi nuk i kishte dalë me sukses transplanti i mjekrës.

”Tek unë zakonisht për të bërë ndërhyrje tek veshët dhe hunda”, shtoi mjekja.

Shumë persona kur shkojnë tek mjeku, kërkojnë një hundë apo vesh nisur nga fotot që shohin. Sipas mjekes, ndërhyrjet duhet të kryen pas moshës 18 vjeç dhe jo më parë.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?