Shëndeti

Mjekja endrokrinologe Tea Shehu: Mos neglizhoni shenjat klinike të tiroides, pasi kanë pasoja kudo në organizëm! Ja shenjat

26 Prill, 21:52| Përditesimi: 26 Prill, 21:55

  • Share

E ftuar në emisionin “Klinika 24” në Report TV, me autore Doreada Mio, ishte Tea Shehu, mjeke endokrinologe e cila, foli për Tiroiditin Hashimoto, që karakterizohet nga ulja e funksionit të tiroideve.

“Kur Tiroiditi Hashimoto ka disbalancime, është përgjegjës për një sërë shenjash klinike, siç janë edemat, enjtjet”, tha në fillim të bisedës mjekja, ndërsa shtoi se pas Covid-it u pa se ishin shtuar rastet me uljen e fuksionit të tiroides.

Tiroiditi Hashimoto më shpesh prek gratë, në raport me burrat dhe është një sëmundje e shpeshtë në popullatë. Por cilat janë shenjat klinike? 

Së pari çrregullimet e humorit, shtimi në peshë, çregullime të ciklit menstrual, apo probleme me konstipacionin, si dhe rënia e flokëve.

“Tiroiditi Hashimoto shoqërohet shpesh me anemi, që ka të bëjë së pari me shtimin e fluksit menstrual”, tha mjekja në studio, duke shtuar se meqë Tiroiditi Hashimoto shoqërohet me ndryshim humori, shpesh rastet referohen nga mjekët psikiatër.

Ilaçet për të mbajtur në kontroll “Hashimoton” duhet të merren gjatë gjithë jetës dhe të konsumohen 30 minuta para se të konsumohet vakti i parë i ditës, duke marrë mjekimin vetëm nga mjeku specialist.

Mjekja tha se përdorimi i selemiumit, sipas studimeve, nuk ka efekte aq magjike sa mendohet për “Hashimoton”. Në fund të bisedës mjekja tha se nuk duhet të neglizhohen shenjat klinike pasi tiroidja ka efekte kudo në organizëm.


Lajmi kryesor:

Problemet vaskulare/ Kirurgu Bledar Hodo për ‘Klinika 24’: Pas moshës 40 vjeç duhen bërë kontrollet për varicet! Ja këshillat që duhen ndjekur


A.Q/E.H/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni tek strategjia e SPAK për parandalimin e krimeve zgjedhore?