Mjekja Hereni në Report Tv: Në qendrën shëndetësore 8 çdo ditë vijnë 10 qytetarë me shenja të COVID! Një pacient që ka nevojë për bombol oksigjeni është për spital

18 Nëntor 2020, 16:58| Përditesimi: 18 Nëntor 2020, 17:15

  • Share

Mjekja e qendrës shëndetësore numër 8 në Tiranë, Eriona Hereni, në një intervistë për Report Tv, ka deklaruar se në këtë qendër çdo ditë shkojnë rreth 10 pacientë me shenja të COVID.

"Çdo ditë paraqiten 10 pacientë me shenja të COVID në qendrën tonë", tha ajo.

Teksa është pyetur nga gazetarja e Report Tv Diamila Leka, në lidhje me mjekimet që u rekomandojnë pacientëve në shtëpi, ajo ka theksuar se përgjithësisht nuk kanë rekomanduar antibiotikë, pasi në rastet kur pacientët kanë qenë në gjendje jo të mirë shëndetësore ata u kanë këshilluar që të shkojnë te specialistët.

"Pacientët që vijnë në qendrën tonë dhe kanë një stad fillestar. Mjekime me antibiotik nuk kemi rekomnduar dhe nuk kemi filluar gjithmonë due u përshtatur dhe udhëzimeve të ministrisë. Azitromiciona... në këtë grup antibiotikësh, nëse shohim se gjendja është rënduar i rekomandojmë specialistët", shtoi ajo.

Duke marrë shkas nga incidenti që i ka ndodhur një pacienti me COVID, i cili teksa po trajtohej në shtëpi i ka plasur bombola e oksigjenit, mjekja theksoi se pacientë në këtë gjendje duhet të mjekohen në spital.

Në rast se një pacient ka nevojë për bombol oksigjeni, mjekja Hereni theksoi se ato duhet të shkojnë te specialisti dhe të shmangin përdorimin e bombolos në shtëpi pa rekomandimin e tyre.

"Bombulat e oksigjenit ne nuk i këshillojmë nëse një pacient bëhet për bombul oksigjeni ai nuk është për trajtim në shtëpi. Në bazë të gjendjes së tij shëndetësore, nëse ne e vlerësojmë se ka nevojë për oskigjen e nisim te një specialist. Është mjeku që e vendos nëse pacienti duhet të marrë oskigjen apo jo. Përdorimi i bombolave nuk është fare i këshillueshëm, nëse ai paciet ka nevojë për bombol oksigjeni ai është për në spital", tha më tej mjekja Hereni.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?