E ftuar në emisionin “Klinika 24” në Report TV, me moderatore Doreada Mio, ishte Irgena Tafaj, specialiste gastro-hepatologe e cila foli për fryrjet e barkut tek pacientet.
”Zakonisht zonjat vinë tek ne pasi si pasojë e fryrjes kanë shqetësimin e linjave të barkut, por kjo nuk do të thotë që nuk preken dhe meshkujt”, tha në fillim të bisedës mjekja, duke shtuar se duhet treguar kujdes me ushime që shkaktojnë fryrjen pasi edhe pse mund të ham me pak ushqime të tilla, nuk mund t’i eliminojmë përgjithmonë nga djeta jonë pasi janë shumë të nevojshme.
Sot zorrët konsiderohen truri i dytë, ndaj është shumë e rëndësishme mirëmbatja e tyre.
Ajo tha se rekomandohet përdorimi i probiotikëve kur duhet të qetësohen zorrët. Është shumë e rëndësishme që të përmirësohet flora bakteriale e zorrës duke përdor ushqime të caktuara që mund të përmirësojnë gjendjen e zorrëve.
Lajmi kryesor:
Irena Laska në 'Klinika 24': Sa kuptohet dhe çfarë ofron kujdesi paljativ për pacientët
S.B//ReportTv.al