Ana Luca, kryeinfermierja e infektivit

Mjekja kalon ditëlindjen në shërbim të pacientëve të prekur nga COVID

26 Shtator 2020, 14:38| Përditesimi: 26 Shtator 2020, 14:39

  • Share

Mjekja Ana Luca feston ditën e sotme ditëlindjen por pavarësisht kësaj, ajo është në shërbim të pacientëve të prekur nga koronavirusi.

Përmes një postimi në Facebook, kryeministri Rama e ka uruar kryeinfermieren e infektivit.

Ai shkruan se Ana është një prej heronjve që po përballen me armikun e padukshëm.

Postimi i plotë i Edi Ramës:

“Në këtë ditë të shtune që përkon edhe me ditëlindjen e saj, Ana Luca është duke u shërbyer pacientëve me COVID19, si kryeinfermiere në detyrë e Spitalit Infektiv, duke përballur me kurajo dhe guxim të pashoq, armikun e padukshëm e të pabesë.

Është kënaqësi dhe nder që si kryetar i qeverisë, t’ia uroj në emër të të gjithëve këtë ditë të shënuar një prej heronjve të mjekësisë, forca njerëzore e të cilëve, bashkë me aftësinë e tyre të spikatur profesionale, i bën shembuj frymëzues e domethënës për të gjithë ne në këto kohë posaçërisht të vështira.”

E.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?