Banorët e fshatit Spiten në Lezhë protestuan këtë të hënë pasi kanë mbetur pa shërbim mjekësor. Qendra Shëndetësore prej disa ditësh qëndron e mbyllur.
“Kam ardhur në orën 7:00 dhe tani që është ora 10:00 s’ka mjek as infermier, dera është e mbyllur. U bënë 3 orë që po pres”, tha një banor. Ndërsa një tjeter i revoltuar shprehet se këtu mjekja nuk vjen asnjëherë, ndërsa infermierja në raste të rralla. Po kështu godina e qendrës shëndetësore është e amortizuar”.
Banoret thonë se kjo situatë është e vazhdueshme pasi mungon mjeku dhe detyrohen të udhëtojnë drejt Lezhës, me fëmijë e të moshuar.
Njesia Vendore e Kujdesit Shëndetësor në Lezhë bën me dije se mjekja e Spitenit është me leje lindje dhe është e pamundur për të gjetur zëvendësues. Në këto kushte është caktuar mjekja e fshatit Tresh e cila do të ofrojë shërbim të përkohshëm dhe në Spiten.
LEZHE-- Mjekja e qendres Shëndetesore të Treshit e cila mbulon dhe Spitenin ka reaguar në lidhje me protesten e zhvilluar nga banorët të cilët pretendojne se nuk ofrohet sherbimi shendetësor. Sipas Entela Merxhanit, e mbyllja e qendres ditën e sotme ka qene e planifikuar dhe e njoftuar por ka shtuar se çdo ditë tjetër ajo ka qenë në punë, duke mbuluar njëkohesisht tre fshatra në Lezhës.