Mjekja që qëndron në pikën kufitare të Muriqanit, tha se djali i infektuar me koronavirus, P.K 28 vjeç, ka hyrë me makinën e tij personale më 28 shkurt.
Ajo tha se djali në fjalë është kontrolluar por nuk ka pasur shenja klinike. Më tej infeksioni i ka kaluar babait të tij, të cilët sipas ministrisë së Shëndetësisë ndodhen në gjendje të stabilizuar.
"Dogana e Muriqanit ka pasur kontrolle, kemi kohë që i bëjmë kontrollet, dhe kanë qenë 3 punonjësve kur personi ka kaluar nga zona e Firences. Periudha e inkubacionit nuk është më 14 ditë, koha që personat duhet të ruhen nga infektimi, janë 28 ditë, personi ka qenë pa shenja klinike", tha mjekja.
Ajo tha në një komunikim për mediat, se masat në pikën kufitare nuk kanë munguar, ashtu si në pajisjet personale mbrojtëse për personelin mjekësor, ashtu edhe me termometër për të matur temperaturën e udhëtarëve.
Lajmi kryesor:
Shënohen 2 rastet e para me koronavirus në Shqipëri! Djali erdhi me makinë nga Firence në 26 Shkurt, infektoi dhe babanë
G.M.//ReportTv.al