Mjekja nefrologe Duli: Si të kuptojmë që kemi probleme me veshkat dhe çfarë duhet të bëjmë në rast se kemi shqetësime

16 Mars, 22:09| Përditesimi: 18 Mars, 12:22

  • Share

E ftuar në emisionin “Klinika 24” në Report TV, me moderatore Doreada Mio, ishte mjekja nefrologe Marsida Duli që foli për rëndësinë e interpretimit të analizave dhe kontrolleve tek sëmundjet e veshkave.

”Është shumë e rëndësishme që të flitet me mjekun specialist dhe të bëhen kontrolle mjekësore për të parandaluar problemet e ndryshme që mund të kemi” e nis kështu bisedën në studio mjekja.

”Kontrolli duhet bërë dhe kur nuk ke shqetësime pasi kjo gjë shmang shumë probleme në të ardhmen” shtoi ajo.”

14 marsi është dita botërore e sensibilizimit të sëmundjeve të veshkave që është një nga ato sëmundje të heshtura, pasi kjo datë është quajtur dhe dita kombëtare e veshkës” tha mjekja duke shtuar se veshka është një nga organet më të heshtura dhe nuk ka tregues që kemi shqetësime, sidomos në sëmundjet kronike.

”Vendin e parë të sëmundshmërisë së veshkës si shkaktar është diabeti, duke mos harruar që duhet bërë një analizë e plotë e urinës që tregon shumë për veshkat tona” tha mjekja, duke theksuar së interpretimi i analizave është gjithashtu shumë i rëndësishëm.

Matja e vitaminës D është një tjetër tregues që tregon për gjendjen e veshkës, analizë që është e rëndësishme për trupin. Më pas shohim rruazat e kuqe, të bardha dhe koagulimin e gjakut, pa harruar dhe hemoglobinën që duhet të na nxisë të bëjmë një kontroll për funksionin e veshkave.

”Duhet parë dhe niveli i fosforit, kaliutmit, natriumit, apo albumina që gjithashtu na flasin shumë për veshkën” tha Dr. Duli në studio, duke theksuar se një analizë urine e thjeshtë na bën të lexojmë gjendjen e veshkës, pa harruar të shtonte se është shumë e rëndësishme kontrolli i pacientëve meshkujt mbi moshën 45 vjeç lidhur me prostatën, pasi përbën një problem kësaj grupmoshe në dëmtimin e veshkave.

Mesazhi i mjekes në fund ishte që të gjithë duhet të kontrollohen në kohë për problemet me veshkën.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?